Për 4 ditë rresht, në datat 21, 22, 23 dhe 24 shtator, artistët në Programin e Residencës, nën titull “Politikat e Mineralit”: Blerta Hoçia, Diana Malaj, Ergin Zaloshnja dhe Pleurad Xhafa, realizojnë një performancë në qytetin e Bulqizës, e cila synon të krijojë një ndërveprim me minatorët e turnit të parë (06:30 – 07:00) përgjatë rrugës që ata përshkojnë çdo ditë për të shkuar në minierë.
Projekti, “Politikat e Mineralit”, është i mbështetur nga Fondi Kulturor Zviceran, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL).

Foto nga dita e parë e performancës, “Çdo Goditje Pason Tjetrën”.





