Pendulum, Dërgimet Kulturore nga Shqipëria, është një podcast i ri, i krijuar nga një grup artistësh, shkrimtarësh, mendimtarësh dhe krijuesish, i cili është i lidhur me fenomene të ndryshme që karakterizojnë historinë e Shqipërisë.
Prodhuar në bashkëpunim me Goethe-Zentrum Tirana dhe Zeta Center, kjo seri episodesh përmban krijimin e secilit anëtar të ketij grupi, i cili eksploron një aspekt personal dhe artistik të tij në peizazhin e qytetit.
Podkasti i parë, u realizua nga artistja vizuale, Lori Lako, me titullin “In And Out Of Octopodi”.
Podcasti u realizua nën kujdesin e Arsalan Mohammad, i cili është mentori i projektit PENDULUM dhe me pjesëmarrjen e Alketa Ramaj, Doriana Musai dhe Eni Derhemi!
https://audioboom.com/…/7794549-pendulum-podcast-in-and…
“In & Out Of Octopodi” | Episodi i parë
Ç’farë po na pëshpëritin ndërtesat e braktisura?
Në këtë episod debutues të ‘Pendulum: ‘Cultural Dispatches From Albania’, Lori Lako, artiste vizuale, me bazë në Firence, Alketa Ramaj, artiste vizuale me bazë në Berlin dhe Eni Derhemi, artiste dhe historiane arti me bazë në Bolonjë, krijojnë rrëfime që e çojnë dëgjuesin brenda tre ndërtesave të braktisura në Shqipëri.
Dikur, secila prej këtyre ndërtesave nënkuptonte një deklaratë politike dhe ideologjike, ndërsa sot ato janë lënë pas dore dhe ekzistojnë në një gjendje të pezullt, të shkretuar ose të shkatërruar.
Rrëfyeset tona shpjegojnë lidhjet e tyre personale me ndërtesat, që nga fëmijëria deri në ditët tona dhe na ftojnë të marrim parasysh kontrastin midis historive personale dhe periudhave politike.
Në pjesën e dytë të episodit, Lori Lako interviston Doriana Musai, arkitekte dhe aktiviste me bazë në Tiranë. Ajo flet për transformimin e qytetit të Tiranës dhe thekson rëndësinë e ruajtjes dhe dokumentimit të trashëgimisë arkitektonike sot.
Për më shumë informacion mbi projektin Pendulum, vizitoni pendulumpodcast.com dhe na ndiqni në mediat sociale