Prezantim Libri — Imago & Verbum

Imago & Verbum — Stefan Çapaliku
Stefan Çapaliku (Shkodër, 1965), është shkrimtar, studjues, dramaturg, regjizor, fitues i disa çmimeve kombëtare, profesorë i estetikes në Universitetin e Arteve Tiranë dhe të tjera.

“Imago & Verbum” është një botim me pesë ese, i cili merr shkas nga një seri fotografish jo familjare të arkivës personale të autorit, të realizuara midis viteve 1970–80.
Fotografitë janë pjesë e memorjes personale të shkrimtarit, të cilat çuan në analizën e mëtejshme se si funksionon memorja jonë personale në sferën kulturore; Se sa e rëndësishme është kjo memorje personale në formimin e kujtesës kolektive; se sa e rëndësishme është analiza e memorjes personale për të kuptuar aspektet sociale dhe kulturore të epokës sonë.

Seria e fotove “Imago Day”, që i jep emrin edhe një prej pesë eseve, bëhet kështu pjesë e rëndësishme e këtij botimi dhe jovetëm. Në këtë ese Çapaliku përshkruan ardhjen për herë të parë në familjen e tij në Shkodër, të televizorit (Venus sovjetik i montuar në Rumani) dhe se si ndryshoi gjithëshka me ardhjen e kësaj kutie magjike, në vitin 1967, prej babait të tij, pas një trajnimi si agronom në Rumani, në një nga vendet e kampit socialist.

Ardhja e dytë e rëndësishme ishte ajo e një aparati fotografik “Practica”, për të fotografuar kallinjtë e misrit në fazat e ndryshme të kultivimit, me të cilin ai dhe e motra filluan të fotografonin idhujt televizivë të kohës, të cilët i shikonin fshehtas në programet e kanalit televiziv RAI UNO dhe TV Titogradi.

Libri më tej përmban edhe katër ese të tjera me tituj: Imago Historiae; Imago Somnium; Imago Mundi dhe Imago Temporis, të cilat i referohen fotove të tjera të arkivës.

Libri është i disponueshëm në Qendra ZETA dhe në librarinë Adrion, në Tiranë.

Imago & verbum

Stefan Çapaliku

Shtator 2020
2o×21 cm, 64 faqe, shqip

ISBN 978-9928-4632-1-0

PUBLIKUES
ZETA Contemporary Art Center – Tirana, Albania

MBESHTETUR
Posta Shqiptare