Projeksion filmi | Soul Kitchen

Soul Kitchen
Regjia: Fatih Akin
99 min, me ngjyra, 2009
Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht

Ditën e premte, 28 shkurt, 2020
Ora 19:00
Vendi: Zeta Galeri
Hyrja: falas

Ky projeksion është vazhdim i bashkëpunimit me Goethe – Zentrum Tiranë, ku një artist bashkëkohor shqipëtar është ftuar për të përzgjedhur një film nga arkiva e filmit e Goethe – Institut dhe të prezantojë zgjedhjen e tij për publikun e ZETA’s. Artistja, që ka përzgjedhur filmin, është Alketa RAMAJ.

Rreth Filmit

Fatih AKIN, drejtori i “Head-On” dhe “Edge of Heaven”, paraqet një komedi të fortë, ku në qendër të së cilës vendoset një pronar gjermano-grek, i cili është i detyruar të mbrojë bistron e tij, “Soul Kitchen”, kundër peshkaqenëve nga departamenti i shëndetit publik, taksa mbledhësve dhe vëllait të tij të varur nga lojërat e fatit, ndërkohë kur lokali bëhet një ndër vendet më në modë të Hamburgut.

Soul Kitchen, ndodhet në Wilhelmsburg të Hamburgut, dhe është gjithçka tjetër përveçëse një restorant degustimi, ku pronari gjermano-grek, Zinos (Adam Bousdoukos) bënte gjithëçka sipas rregullave të tij duke filluar që nga larja e enëve, gatimi i peshkut, sallatës me patate, hamburgerët Hawaian dhe pastat. Soul Kitchen është një bistro mjaft tërheqëse e ngritur mbi një ndërtesë industriale, në të cilën gjithnjë mund të dëgjosh muzikë të shkëlqyer nga ajo e lehtë, funk deri te folklorike greke.

Biografi:

Akin, djali i një çifti emigrantësh turq, lindi në 1973 në Hamburg-Altona. Ai studioi Komunikim Vizual në Universitetin e Arteve të Bukura në Hamburg, nga 1994 deri në 2000. Akin bëri debutimin e tij të filmit artistik, në 1998, me “Short Sharp Shock”. Në vitin 2003, ai themeloi kompaninë e prodhimit Corazón International, me Andreas Thiel dhe Klaus Maeck. Në vitin 2004, Akin arriti një fitore të trefishtë dhe njohje ndërkombëtare, me filmin e tij të katërt “Head-On”, duke fituar Çmimin Ariu i Artë, Çmimin e Filmit Gjerman dhe Çmimin e Filmit Europian. Në 2007, në Festivalin e Filmit në Kanë iu dha çmimi për skenarin më të mirë për “Edge of Heaven”. “Soul Kitchen” ishte premierë në Festivalin e Filmit në Venecia, në 2009, dhe fitoi Çmimin Special të Jurisë.