Çmimi ARDHJE ka kënaqësinë të shpallë 4 artistët finalistë për vitin 2019: Blerta Hoçia, Endri Dani, Elian Stefa dhe Matilda Odobashi.
Secili nga 4 finalistët do të prezantojë një projekt të ri artistik në Zeta Gallery në muajin nëntor.
Fituesi i rezidencës 2 mujore në Residency Unlimited NY, do të shpallet në inagurimin e ekspozitës, nga një juri internacionale e përbërë nga Amy Zion, Noit Banai dhe Remijon Pronja
Njihuni me finalistët e Çmimit ARDHJE 2019!
BLERTA HOÇIA lindi në Tiranë në vitin 1984. Hoçia ka kryer studimet ne Akademine e Arteve të Bukura, Firence (2003–2008), aktualisht jeton dhe punon mes Tiranës dhe Prishtinës. Ajo gjithashtu është nga bashkë themeluesit e Miza Galeri, një hapësirë alternative në Tiranë e dedikuar artistëve të rinj nga rajoni.
Praktika e saj artistike fokusohet në proçesin krijues të kujtesës, si përshtatemi me të në nivel personal dhe si shoqëri. Puna e saj tenton të krijojë një dialog ideal me të shkuarën. Artistja hulumton në arkivat personale, apo në ato publike digjitale dhe analoge.
Veprat e saj janë ekspozuar në: Dokufest, Prizren (2019); Galerine Kombëtare të Kosovës, Prishtinë (2018); Qendrën Zeta, Tiranë(2016); Galeria e Arteve, Shkodër (2015); Muzeu Tornieli, Ameno, Novara (2015); Galeria Magma , Firence (2013); Galeria Miza, Tiranë (2013); Qendrën Pächterhaus, Kreuzberg Berlin (2013).
Hoçia gjithashtu ka dhënë kontributin e saj si kuratore në ekspozita dhe ngjarje të ndryshme artistike brenda dhe jashtë vendit.
—-
ENDRI DANI lindi në Shkodër në vitin 1987. Dani ka ndjekur studimet në Universitetin e Arteve në Tiranë (2006–2010), aktualisht jeton dhe punon në Tiranë.
Ai gjithashtu është nga bashkë themeluesit e Miza Galeri, një hapësire alternative në Tiranë e dedikuar artistëve të rinj nga rajoni.
Së fundmi, puna e tij është e orientuar thellësisht drejt hulumtimeve antropologjike, duke u përqëndruar në marrëdhënien delikate të identitetit lokal në epokën e globalizmit, duke nënvizuar paradokse, veçanërisht ato të cilat manifestohen në kulturën materiale dhe të konsumit.
Veprat e Danit janë ekspozuar në Bienalen ‘Kochi-Muziris’, Indi (2016); Bienalen ‘Fin del Mundo’, Argjentinë (2015); Bienalen e Marrakech-it, Marrakech (2014), apo në muze të ndryshëm si: The Israel Museum, Jeruzalem (2019); Qendra ‘Georges Pompidou’, Paris (2016); MuCEM, Marsejë (2016); Ludwig Museum – Muzeu i Artit Bashkëkohor, Budapest (2016); Fondacioni ‘Pino Pascali’, Itali (2015) dhe në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë, ndër të tjera.
—-
ELIAN STEFA lindi në Vlorë në vitin 1985. Stefa ka ndjekur studimet në Politecnico di Milano (2003 – 2009), aktualisht jeton mes Tiranës dhe Vlorës. Ai është themelues i “Galeria e Bregdetit”, një hapësirë e pavarur dedikuar artit bashkëkohorë në Radhimë – Vlorë ku synon të krijojë një kontekst kulturor unik në Rivierën Shqiptare.
Hulumtimi dhe praktika e tij artistike bazohet në ekzaminimin e peizazheve ambigue dhe transformimin e tyre për shkak të trysnise gjeopolitike dhe mjedisore.
Veprat e tij janë ekspozuar në: Galerinë Arup Phase2, Londër (2011); Kunst Raum Riehen, Bazel (2012); Tulla Culture Center, Tiranë (2015); LimeWharf, Londër (2017); Galeria e Bregdetit, Vlorë (2019), apo në muze të ndryshëm si: Muzeu i Kulturës, Helsinki (2010); MAO, Ljubljanë (2019), apo në Bienale të ndryshme si: EXD’11 Experimenta Biennale, Lizbonë (2011); edicionin e 13-të i Bienales së Arkitekturës, Venicia (2012); edicionin te 1-rë i Bienales së Dezajnit, Stamboll (2012); Culturescapes Balkan Edition 2013, Bazel (2013); edicionin e 14-të i Bienales së Arkitekturës, Venicia (2014).
Stefa gjithashtu ka dhënë kontributin e tij si kurator në ngjarje të ndryshme artistike brenda dhe jashtë vendit.
—-
MATILDA ODOBASHI lindi në Tiranë në vitin 1988. Odobashi ka ndjekur studimet në Universitetin e Arteve, në Tiranë (2006–2010), aktualisht jeton dhe punon në Tiranë.
Figura njerëzore dhe ndërveprimi me hapësirën është subjekti bazë në punën e saj ku tematikat si adaptimi, bashkëjetesa apo ankthi janë eksploruar në bashkëbisedim me hapësirën përreth dhe në marrëdhënie me “tjetrin”. Odobashi punon në mediume të ndryshme ku në fokus ka pikturën dhe instalacionin. Ajo është anetare e Rrethit Lakanian në Tiranë që në vitin 2012. Ajo ka punuar si asistent / profesor në Universitetin e Arteve, nga 2012-2015.
Veprat e Odobashit janë ekspozuar në: Çmimi Muslim Mulliqi, Galeria Kombëtare e Kosovës, Prishtinë (2018); Size Matters, Vjenë (2018); Traklhaus auf der Festung, Salzburg (2016); Qendra Zeta, Tiranë; FLUC, Vjenë (2017); Sammulung der Nationalen Kunstgalerie und Zietgenossische Kunstler, Düsseldorf (2015); Tirana Art Lab – Qendra për Art Bashkëkohor, Tiranë, apo në muze të ndryshëm si: Ludwig Museum – Muzeu i Artit Bashkëkohor, Budapest (2016); Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë, ndër të tjera.
Njihuni me jurinë e Çmimit ARDHJE 2019!
AMY ZION është shkrimtare dhe kuratore, që jeton dhe punon në New York. Që nga vjeshta 2016, Zion punon me kohë të pjesshme në Qendrën për Studime Kuratoriale, Bard College; ajo punon për ekspozita dhe botime, per Hessel Museum. Zion shkruan rregullisht në revista arti dhe botime të tjera. Ka kontribuar gjithashtu me tekste për katalogë ekspozitash për New Museum, NYC; Koleksionin e Familjes Rubell, Miami; Heidelberger Kunstverein; Muzeu Hessel; Kolegjin Bard; Museo de Ciudad, Lisbonë; Villa Stuck, Mynih, e të tjera. Ajo ka punuar në ekspozita ndërkombëtare duke përfshirë: “Shqipëria nuk është Kuba” për Arte Section of El Paquete Seminale, Havana; A.U.T.O.E.N.U.C.L.E.A.T.I.O.N, në Sismografo; Porto as well as Slip of the Tongue; Punta della Dogana, Venecia; Pavijoni Danez, në Bienalen e 56-të të Venecias; Tell it to My Heart, mbledhur nga Julie Ault, Muzeu für gegenwartskunst, Bazel.
Që nga viti 2018, ajo është bashkë-organizatore në revistën Talks NY, me Tom Eccles.
—-
NOIT BANAI është historiane dhe kritike arti. Libri i saj mbi Yves Klein u botua në serinë e “Jetët kritike” (London, Reaktion Books, 2014). Ajo është duke punuar për librin, “Midis Shteti Komb dhe Shtetit Kufitar: Modernizmi Nga Universal në Subjektin Global”, i cili shqyrton ndërmjetësimin estetik të ‘Evropës’ nga vitet e pas luftës e deri më sot.
Noit Banai mori Ph.D. në Historinë e Artit, në Universitetin Columbia (2007) dhe dha mesim për artin modern dhe bashkëkohor në Universitetin e Vjenës (2014 – 2019) dhe në Universitetin Tufts / Shkolla e Muzeut të Arteve të Bukura, në Boston (2007 – 2014). Ajo ka qenë petagoge e jashtëme në shkollën Maumaus, Lisbonë; Akademinë e Arteve të Bukura dhe Dizajnit, në Bratislava; Universitetin Singidunum, Beograd; ka dhëne leksione në Muzeun e Artit Modern në New York; ka qënë asistente kuratore në Qendrën Ndërkombëtare të Fotografisë.
Banai ka punuar si asistente redaktore për revistën RES: Antropologji dhe Estetikë (2002-2005); është shkruese e rregullt në Artforum International dhe Texte zur Kunst. Artikujt e Banai janë botuar në revista si: Teksti i Tretë, RES, Kultura Publike dhe Revista e Artit të Performancës; ajo ka shkruar ese në katalogë për: Museum of Modern Kunst – Ludwig Stiftung, Vjenë; Schirn Kunsthalle, Frankfurt; Qendra Georges Pompidou; Musée d’Art Moderne, Paris; Barbican Art Gallery, Londër; Hapësira e Artistëve; Muzeu Bronx për Artet; Shoqëria Amerikane në New York City; Documenta, Kassel, e të tjera.
—-
REMIJON PRONJA ka lindur në vitin 1984 në Tiranë, ku aktualisht jeton dhe punon. Ai studjoi në Itali dhe mori graden MA në pikturë dhe kërkime për artin bashkëkohor, nga Akademia e Arteve të bukura të Breras në Milano, 2011. Pronja është Fituesi i Çmimit ARDHJE 2018 për artistët e rinj vizual shqipëtarë. Ai gjithashtu është një nga bashkë themeluesit e Miza Galeri, një hapësirë alternative në Tiranë, dedikuar artistëve të rinj nga vendi dhe rajoni.
Disa nga ekspozitat e tij personale janë: “Inno alla Gioia e Il Prezzo della Liberta”, Galleria Opere Scelte, Torino (2018); “Untitled in Allegro Moderato”, Zeta Gallery, Tirana (2017); “rex anonymous”, Ku(rz)nthalle Bregenz, Austria (2014).
Veprat e Pronjës janë ekspozuar në: “Executive (Dis)Order: Art, Displacement & the Ban” Queens Museum, NYC (2019); “Exgratia”, Collezione Giuseppe Iannaccone, Milan (2018); “Idromeno Award”, Shkodër (2017); Mediterranea 18 Young Artists Biennale, Tirana (2017); “The Whale That Was a Submarine”, Ludwig Museum, Budapest (2015); “Post Young Albanian Artists”, Fondazione Museo Pino Pascali (2013); Onufri XIX: “Perchance to Dream”, National Art Gallery, Tirana (2012).
Aktualisht është lektor në Universitetin Polis, Tiranë.
Çmimi ARDHJE 2019, është mbështetur nga Ministria e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, The Trust for Mutual Understanding – New York, dhe Residency Unlimited – New York.