DITA E ÇLIRIMIT

I GJITHË ARTI ËSHTË PROPAGANDË… (GEORGE ORWELL)

…DHE E GJITHË PROPAGANDA ËSHTË ART (LAIBACH)

E SHTUNË, 1 DHJETOR, 2018. 

NË ORËN 18:30

ZETA – Tirana

DITA E ÇLIRIMIT

për herë të parë në Shqipëri

ZETA ka kënaqësinë t’ju ftojë në premierën e dokumentarit muzikor ndërkombëtar DITA E ÇLIRIMIT nga Morten Traavik (Norvegji) dhe Ugis Olte (Latvia). Filmi ndjek të vetë-emëruarit “inxhinierët e shpirtrave njerëzorë”, provokatorët e art-rock LAIBACH (Slloveni) në Korenë e Veriut, në vitin 2015, me rastin e “vendit më të mbyllur në botë”, duke festuar 70 vjetorin e çlirimit nga sundimi kolonial japonez.

Nën drejtimin e dashur por të ngurtë të një adhuruesi të vjetër të shndërruar në drejtor dhe diplomat kulturor, dhe duke befasuar gjithë botën, grupi nga ish-Jugosllavia, tani kult bendi slloven Laibach bëhet rok grupi i parë që do të performojë në shtetin e izoluar të Koresë së Veriut. Duke u ballafaquar me dallimet strikte ideologjike dhe kulturore, bendi lufton që ti kalojë këngët e tyre përmes kontrollit të hollësishëm të censurës, para se ato të mund të lëshohen për audiencën që kurrë më parë nuk i është ekspozuar muzikës alternative rok. Ndërkohë, altoparlantët propagandues janë duke u vendosur në kufirin midis dy Koreve dhe numërimi prapa për luftën është shpallur. Kodrat bëhen të gjalla … me tingujt e muzikës.

Si një hyrje për shfaqjen, artistët do të prezantojnë librin e tyre të publikuar kohët e fundit LIBERATION DAYS: LAIBACH AND NORTH KOREA (Editions Timeless, 2018). Shfaqja e filmit do të pasohet nga biseda me regjisorin e filmit Morten Traavik dhe artistin Valnoir(Francë).

DITA E ÇLIRIMIT Dokumentar muzikorë, 98 min, 2016.

Gjuhët origjinale: Anglisht, Koreane
Titrat: ANGLISHT Prodhuar nga: Traavik.info (Norvegji), VFS Films (Letoni)
Bashkë-prodhuesit: Mute Records (Britania e Madhe), Norsk Fjernsyn (Norvegji), Staragara (Slloveni)

Përkrahur nga: Qendra Kombëtare e Filmave të Letonisë, Fondacioni Kapitali Kulturorë, Këshilli i Arteve Norvegji.

ZBULO ME SHUME:

Regjizori i “Ditës së Çlirimit” flet për Korenë e Veriut, bojkotin, ‘totalkunst’ dhe Jugosllavinë (Intervistë për Kosovën 2.0, gusht 2017)