The Sky Made of Panels | PROGRAMI I SHKEMBIMIT I STUDENTEVE | TIRANE>

PROGRAMI I SHKEMBIMIT I STUDENTEVE _ TIRANE> <LINZ

4.-7 maj, 2018
Zeta-Galllery

ARTISTËT:

ZENI ALIA AREL BARJAMI COSTANZA BRANDIZZI AMANDA BURZIĆ JAKOB DARINGER MARIA DIRNEDER HELENA DETSCH REDI FERHATI JONAS FLIEDL KLAJDI GJYMENGA XHOVANA KAPAJ SARAH KONJIĆ BLERTA KOKA
MIRUSHE KURTI EDGAR LESSIG ENDRI MYRTAJ KRISTJAN NIKOLLA MIRIAM ROITHINGER KEVIN SCHAFNER YVONNE SCHÖNDORFER BLERINA TËRBUNJA KIKY THOMANEK ALEXANDER TILL ERIT VODO LISA-MARIE WAGNER

ORGANIZUAR NGA MARLENE HAUSEGGER, URSULA HÜBNER, LEDIA KOSTANDINI, ILIR KASO

Ekspozita do të udhëtojë në Linz, Austri dhe do të shfaqet në:

KULTURTANKSTELLE LINZ
29 maj – 18:00
30 maj – 5 qershor

” The sky made of panels ” është një kerkim I bazuar ne programin ndër-disiplinar te shkëmbimit, i fokusuar në projekte në të cilat studentët nga Tirana bashkëpunojnë me studentët nga Linzi, në traditën e të mësuarit duke bërë.
Gjatë punëtorisë në Tiranë, ata fillojmë me një hetim në zonat interesante dhe nxjerrim në pah tregime alternative të hapësirave dhe dhomave, në veçanti ndërtesat e parafabrikuara të shpërndara nëpër qytet.
Ndërtesat e parafabrikuara janë një fenomen arkitektonik që u shfaq në Tiranë për herë të parë në mesin e viteve 1970. Në atë kohë, të ashtuquajturat “Fabrika e 1000 apartamenteve” filluan të ndërtonin ndërtesa të lira dhe të shpejta banimi, standarte me pesë kate.
Ata përpiqen të gjejnë dhe artikulojnë vlera të reja ose të fshehura të këtyre ndërtesave në detajet e sipërfaqeve arkitekturore dhe metodave informale të ndërtimit. Duke reflektuar seriozitetin e historisë së shekullit të 20-të shqiptar ata shtrojnë pyetje se si arkitektura dhe organizimi i hapësirave publike përdoren sot si instrumente të politikës dhe ideologjisë. Ata, gjithashtu, I shohin shtëpitë e parafabrikuara si një pikënisje interesante për disa diskutime të reja dhe emocionuese mbi kuptimin e koncepteve të parafabrikuara që na ndikojnë në mënyra të ndryshme, si p.sh. strukturat e programeve universitare, aspektet gjinore, paketimet standarde, ushqimet e modifikuara gjenetikisht, kirurgji plastike dhe më shumë.

Projekti midis Universitetit të Arteve Tiranë dhe Universitetit te Artit Linz, prezantohet në Galerinë Zeta në Tiranë dhe Kulturtankstelle në Linz.
Projekti ” the sky made of panels ” organizohet nga Ledia Kostandini, Ilir Kaso, Marlene Hausegger dhe Ursula Hübner në maj 2018.