EKSPOZITA AIRLAB, PRANVERE 2018

19 – 29 Prill 2018 


Inaugurimi: 19 prill
Ora 18,00
Tek Zeta Galeri

22 Prill, ora 20:00 performance nga Dardan Zhegrova

Tek Bazament Art Space (adresa: Rruga Pjeter Bogdani 37 Tirana, Albania )

TICA – Instituti i Artit Bashkëkohor, Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën Zeta prezantojnë ekspozitën përmbyllëse të programit të rezidencave për artistë, periudha e pranverës. Artistët pjesëmarrës, Zoran Shekerov (Maqedoni), Matilda Odobashi (Shqipëri) dhe Dardan Zhegrova (Kosove) kanë zhvilluar kërkimet e tyre artistike përgjatë një periudhë dy-mujore. Ekspozita do të paraqesë proçesin dhe disa rezultate të këtyre kërkimeve që hulumtojnë interesa të posaçme në lidhje me qytetin, botën e brendëshme dhe psikologjike të individit, apo përjetimet kujtesore të realitetit që na rrethon. Propozimet e tyre janë të realizuara në teknika të ndryshme që variojnë nga fotografia dokumentare, vizatimi, kolazhi, skulptura multimediale dhe performanca e gjallë.

Programi i Rezidencave për Artistë 2018, u organizua nga TICA në bashkëpunim me Zeta, Qendër për Artin Bashkëkohor dhe u mbështetet nga Ministria e Kulturës së Shqipërisë.