Virginie Caquot_Architecturae Compositio

1 – 12 shkurt/ February, 2018

Architecturae Compositio

Fotografitë e Virginie Caquot përcjellin një përshtypje teatrale ku duket sikur çastet e përditshme janë vënë në skenë. Shumë epoka dhe tipe arkitekturore rrinë pranë njëra-tjetrës në punën e saj, e cila dëshmon për një kontekst historik, politik dhe ekonomik të veçantë për Shqipërinë.

Artistja na dhuron një vështrim të ndërthurur midis shpirtërores dhe materiales, midis të shkuarës dhe momentit të tanishëm. Ajo nxjerr në pah cilësitë grafike të arkitekturave të fotografuara duke rreshtuar mes tyre elemente të ndryshme urbanistike, çka u jep fotografive të saj një estetizëm të theksuar, ku arkitektura shfaqet në një kënd të ri.

VIRGINIE CAQUOT është një fotografe e pavarur franceze nga qyteti i Lilës. Ajo ka mbaruar studimet për Histori – Gjeografi dhe Zhvillim Social në Universitetin e Lilës; fillimisht ka punuar si mësuese dhe nga 2012, ju kushtua krejtësisht fotografisë.

Pas tre vjetësh në Brazil (2012 – 2015), jeton dhe punon në Tiranë, Shqipëri.

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje