Kosta Koçi paraqet piktura dhe skulptura, që mbartin pasivitetin dhe melankolinë e njeriut sot, në shoqërinë shqipëtare. Ai ka në fokus njerëzit e thjeshtë, që jetojnë në zonat periferike të qytetit.
Skulpturat janë realizuar me materiale të riciklueshëm- kartona ambalazhi që përdoren për të mbështjellë produktet industrial.
Kosta Koçi, ka lindur në Tiranë në vitin 1963. Në vitin 1982, mbaron studimet për skulpturë/qeramikë, në liceun Jordan Misja, Tiranë. Ai është artist që punon në gjininë e pikturës dhe skulpturës; është ekspozuar në hapësira të ndryshme brenda dhe jashtë vendit si: 2016 – Premium Quality, Zeta Galeri; 2015 – Parallel Vienna Fair; 2012 – Supermarket Art Fair, Stockholm, Suedi; 2009 – People & Time, Galeria Zeta, Tiranë; 2010 – Galeria e Qytetit, Mantova, Itali; 1996 – Galeria Kombëtare, Tiranë; 1995 – Galeria Academius, Athinë, Greqi; 1993 – Galeria e Qytetit, Paderborn, Gjermani; 1988 punon në studion e animacionit në Kinostudio, për filmin vizatimor “ Gjethja”;
Jeton e punon në Tiranë.