T.I.C.A. – Instituti i Artit Bashkëkohor, Tiranë organizoi Çmimin ARDHJE 2016.
Kuratorët, Helidon Gjergjin dhe Stefano Romano zgjodhën artistët finalistë për në ekspozitën për Çmimin e Artistëve të Rinj – ARDHJE 2016,
Ekspozita u organizua në bashkëpunim me ZETA, qendër për artin bashkëkohorë, Tiranë.
Artistet finalistë:
Donika Çina e nis kerkimin e saj nga ndodhi personale. Permes perdorimit te mjeteve te ndryshme te shprehjes, artistja hulumton boten e saj te brendshme, duke e transformuar ate ne nje univers te hapur per te gjithe.
Driant Zeneli perqendrohet me se shumti ne ri-percaktimin e ideve te deshtimit, utopise dhe endrrave. Videot dhe performancat e tij bazohen ose krijojne tregime me nje ndjesi te mocme, te cilat i ofrojne shikuesit mundesine per te reflektuar mbi perpjekje mbinjerezore, por pa qene nevoja te shnderrohen ne heronj mitologjike.
Lek Gjeloshi nderkohe perqendrohet ne hapesiren delikate dhe pothuajse te paperceptueshme qe gjendet mes boshllekut te asgjese dhe kerkesave te larta ndaj vetvetes apo individit. Ai hedh drite mbi faktin se ajo c’ka i ndan keto dy qendrime te kunderta eshte thjesht nje “celes” mendor, i cili si ne nje levizje ndezje/fikje, nderron qendrimin tone ndaj shoqerise dhe botes nga boshi i mohimit absolut tek pafundesia e mundesive qe gjendet tek premtimi.
Matilda Odobashi nga ana tjeter, perqendrohet rreth dukjes se realitetit te pare nga syte e nje femije. Kjo pamje nga syte e femijeve – pra nga “poshte” – vendoset ne lidhje te shkurter me realitetin e ndertuar nga te rriturit – pra nga “lart”. Artistja e realizon kete marrdhenie kundershtuese ne instalacione the thjeshta ne te cilat shikuesi me se pari perjeton nje cast mahnitjeje, per t’ja lene vendin me pas perplasjes me realitetin e ashper te situates sociale ne vend.
Juria e ARDHJE-s, e pëbërë nga Janka Vukmir, Elsa Demo dhe Albert Heta vendosi fitues të çmimit, Lek M. Gjeloshi, një artist premtues, vepra e të cilit shpreh një kërkim këmbëngulës, forcë përmes imazheve të brishta. Një energji që të nxit për të kuptuar më mirë gjendjen e njeriut sot.