Cikël bisedash mbi kulturën
Edison Çeraj
Elsa Demo
Gëzim Qendro
Jolka Nathanaili
Zef Paci
Ky cikël bisedash mbi kulturën, zhvillohet si një nevojë për ta bërë më të pasur klimën kulturore dhe atë artistike në veçanti. Të ftuarit, të cilët vijnë nga fusha të ndryshme, do referojnë kërkimet e tyre të fundit, dhe më pas do zhvillohen diskutime të lira mes referuesit dhe pjesëmarrësve.
Elsa Demo, gazetare_Magjistarët e mureve_Sipas arkivës së një gazetareje/ Raportet e gazetarisë me artet dhe kulturën në dekadën e fundit. Një kod komunikimi që ruan status-quon e izolimit dhe konformizmit.
Zef Paci, Historian arti_Një vështrim mbi arkivën e Marubëve
Edison Çeraj, artist_Për një fenomenologji të totalitarizmit_Subjetkti i bisedës do jetë gjurmimi i fenomenit të totalitarizmit, pra një lloj fenomenologjie e tij. Më shumë sesa totalitarizmat lokalë të shekullit të kaluar dhe trashëgimia e tyre akoma e pranishme në shumë vende, është për t’u marrë vërtet seriozisht totalitarizmi i sotëm global. Një “provë” për këtë është amnezia që ka prekur individin dhe një hiperaktivitet grupimesh dhe shoqërish të caktuara.
Jolka Nathanaili, psikoanaliste_Njollat: këto gjurmë reale