Marina Sula, Bjørn Segschneider_DIKU NË MES

DIKU NË MES

Marina Sula
Bjørn Segschneider

5- 18 shtator/ September, 2015

Për ekspozitën DIKU NË MES , artistët nga Viena, Sula / Segschneider do të zhvillojnë një sërë punimesh, që vënë në dialog vendet sociale dhe urbane në Vjenë dhe Tiranë. Zbulimi i vendndodhjes është një pikë kryesore tek të dyja veprat e tyre së bashku.

Të dy krijojnë një lloj ritmi dhe atmosfere abstrakte që qëndron përfaqësues për atë vend dhe atë moment.

Vendet në Vjenë u “regjistruan” dhe transferohen në Tiranë; vendet në Tiranë kontrollohen gjatë qëndrimit të tyre për të gjetur dhe punuar, në procesin e tyre formal dhe për t’i kombinuar ato në dy pozicione që krijojnë një dialog mes dy artistëve dhe midis dy kryeqyteteve.

……………….

Tendë portative me nota tropikale. Gjethe artificiale shushurijnë në erë për t’ju sjellë në mendje jetën e lumtur të një ishulli dhe për t’ju lehtësuar tensionet e botës së akonshme. Një domosdoshmëri për banorët e qytetit. Mund të përdoret me kërcell plastik dhe për dekorin e brendshëm. Porosisni disa dhe eksperimentoni me to.

– Philip Garner, Palmbrella

Nëse një vend mund të përkufizohet si relacional, historik dhe në lidhje me identitetin, atëherë një hapësirë e cila nuk mund të përkufizohet si relacionale, apo historike, ose në lidhje me identitetin do të jetë një jo-vend (…), që do të thotë hapësira të cilat nuk janë vende antropologjike në vetvete dhe (…) të cilat, përkundrazi, janë të listuara, të klasifikuara, të promovuara në statusin e “vende vetë kujtesës”, dhe të caktuara në një pozicion të kufizuar e të veçantë. Kështu, një botë e dorëzuar individualitetit të vetmuar, të shkurtrës, të përkohshmes dhe kalimtares (…).

Jo-vendet janë njësia matëse e vërtetë e kohës tonë, një si kjo e cila mund të kuantifikohet – me ndihmën e disa shndërrimeve midis sipërfaqes, vëllimit dhe distancës – nëpërmjet mjeteve të transportit (…), aeroporteve dhe stacioneve hekurudhore, hoteleve, parqeve (…) dhe shkulit të ndërlikuar të kabllove dhe radiofonisë (…).Fjala “jo-vend” përcakton dy realitete plotësues por njëkohësisht edhe te dallueshëm: hapësira të formuara me synime të qarta (transport, tranzit, tregti, kohë e lirë), dhe marrëdhëniet që kanë individët brenda këtyre hapësirave (…). Jo-vendet ndërmjetësojnë një sërë marrëdhëniesh, me veten dhe me të tjerët, të cilat janë të lidhura vetëm në mënyrë indirekte me qëllimet e tyre. Ashtu si vendet antropologjike krijojnë socialen – ose shoqëroren – organike, kështu jo-vendet krijojnë kontraktimin e vetmisë (…). Lidhja midis individëve dhe ambientit rreth tyre në hapësirën e një jo-vendi vendoset nëpërmjet fjalëve, apo edhe teksteve. Jo-vendet përkufizohen nga: “udhëzimet për përdorim”-in etyre (…), nga pushtimi i tyre prej tekstit (…).

Fjalët dhe imazhet duke kaluar në jo-vende mund të zënë rrënjë në vendet – ende të ndryshme – ku njerëzit ende po përpiqen të ndërtojnë një pjesë të jetës së tyre të përditshme. Një person i cili hyn në hapësirën e jo-vendit largohet (…) nga ambienti i momentit.

Hapësira e jo-vendeve nuk krijon aspak identitetin apo marrëdhëniet; thjesht vetminë dhe shëmbëllimin. Ajo që mbizotëron aty është aktualiteti, urgjenca e momentit të tanishëm. – Marc Augé, Jo-vendet – Hyrje në Antropologjinë e Supermodernitetit, 1992
   

   

   

   

   

   

   

   

   

Lini një Përgjigje