Workshop: “Gutenberg dhe Shkronjat Lëvizëse”
12 –14 Nëntor, 2014
Nga Anila Shapalaku, (Lektore)
Workshopi u mbajt për nxënësit e liceut artistik “Jordan Misja”, Tiranë dhe kishte për qëllim njohjen me historinë e Johannes Gutenberg, zbuluesit të shkronjave lëvizëse, njohjen me lëvizjet ekonomike dhe politike, njohjen me historinë e letrës, procesin e realizimit të letrës me dorë, historinë e pllakatit dhe realizimin hap pas hapi të procesit krijues deri në konceptimin e një ekspozite.
Workshopi “Gutenberg dhe Shkronjat lëvizëse”, me artisten dhe doc. Anila Shapalaku, Urbino, Itali është pjesë e programit të edukimit të Qendrës ZETA, e cila u mbështet nga Ministria e Kulturës, në bashkëpunim me stafin e Liceut Artistik “Jordan Misja”, Tiranë.




