The Unstraight Alliance Art Residency

“The Unstraight Alliance Art Residency”

Pas një periudhe një-mujore të kësaj rezidence artistike, Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT dhe The Unstraight Museum janë krenarë të prezantojnë ekspozitën përmbyllëse të The Unstraight Alliance Art Residency, me pjesëmarrjen e kolektivës artistike HAVEIT nga Kosova dhe Conny Karlsson Lundgren, nga Suedia.

Ekspozita hapet të Hënën, 1 Shtator, 2014, 19;00 tek Zeta Gallery, në Tiranë

HAVEIT është një kolektivë e artit performativ nga Kosova e përbërë prej Hana Qena, Vesa Qena, Alketa Sylaj dhe Lola Sylaj. Në performancën e tyre “ Jepi me Gojë”, duke shfrytëzuar një hapësirë publike sterile me rekuizita elementare ndërtohet një ambient familiar i ftohtë, monoton ku ushqimi, familja, dashuria mundohen t’i japin skllavërisë kuptim tjetër, njëherë e përgjithmonë. https://www.facebook.com/haveit

Conny Karlsson Lundgren do të paraqesë punën “Koncert në Vitin 2014”, që e merr pikënisjen prej filmit Shqiptar të vitit 1978 “Koncert në vitin 1936”, i cili formuloi një kritikë delikate por mjaft të mprehtë të sistemit komunist nga brenda vetë sistemit. Si katalizator në film, dy femra performojnë “Zare Trëndafile” një këngë shumë e njohur dashurie që i adresohet një femre. Kjo këngë është pjesë e traditës se Lirikave Qytetare Shqipëtare, e bërë e famshme në vitet ’30 prej sopranos Tefta Tashko Koço. Aktorja në film lëviz buzët sipas regjistrimeve origjinale. Nëpërmjet tre interpretimeve- fotografive, materialeve te arkivuara dhe me një riinskenim të veçantë nga një performues prej Aleancës LGBT brenda Piramidës – ngjyrimet dhe kuptimi i këngës rishqyrtohen. Seria e punëve ngre pyetje mbi përdorimin e narrativave ekzistuese, si mund të interpretohen ato dhe sesi mund ta identifikojmë veten me to dhe t’i bëjmë tonat, kur aty nuk ka asgjë tjetër. http://connykarlsson.se/

The unstraight Alliance Art Residency është një bashkëpunim midis Aleancës Kundër Diskriminit të LGBT nga Shqipëria dhe The Unstraight Museum nga Suedia, i cili mbështetet përzemërsisht nga The Swedish Insitute.

Pas prezantimit në Tiranë, ekspozita do të udhëtojë në Stockholm. http://www.unstraight.org/ http://www.aleancalgbt.org/

Project manager: Elvis Hoxhaj