Stefano ROMANO

A do të rrish edhe pak?

9 shkurt, 2011

Në ekspozitën e tij të parë personale në Zeta galeri në Tiranë, dhe në përgjithësi në Shqipëri, Stefano Romano paraqet një grup prej pesë punësh, duke reflektuar mbi idenë e shtëpisë, familjes dhe identitetin, çështje që artisti i ka hulumtuar që nga fillimi i kërkimeve të tij dhe vazhdon të hetojë edhe tani që ai u zhvendos në Tiranë. Titulli i ekspozitës reflekton në fakt pyetjen që gjithmonë njerëzit i drejtonin atij kur ai mbërrinte në të dyja anët e Mesdheut (Itali dhe Shqipëri), që është, A do të qëndrosh edhe pak? Kjo ka të bëjë me jetën e tij mes dy situatave dhe gjithçka që ajo nënkupton.