UTOPITË INDIVIDUALE, ekspozitë/ workshop/ performancë nga artistja Lala Rašcic
7 – 21 maj, 2009
Prodhimi
TICA – Tirana Institute of Contemporary Art, Tirana www.tica-albania.org
Lala Rašcic, Sarajeve, Zagreb, New Orleans http://lalarascic.com
Sarajevo Center for Contemporary Art / SCCA, Sarajeve http://scca.ba
Bashkë – prodhim
Galeria Zeta, Tiranw, www.zetagaleri.com
Ekspozita “Utopitë Individuale”, performanca dhe workshop-i “Shkolla e Imagjinatës” me artisten Lala Rašcic, janë pjesë e një projekti afatgjatë “UTOPITË INDIVIDUALE NË KOHË – Mosvazhdueshmëria e Dialogut mes Gjeneratave apo Çfarë Kemi të Përbashkët?”, i cili është realizuar në bashkëpunim me SCCA/pro.ba nga Bosnie Herzegovina http://www.pro.ba/, T.I.C.A. nga Shqipëria www.tica-albania.org, dhe New Media Center_kuda.org nga Novi Sad www.kuda.org
Ekspozita Utopitë Individuale është bazuar në një ngjarje të vertetë e cila ka ndodhur në qëndrat e shëndetit mendor në Mostar gjatë vjeshtës së vitit 2007. E ftuar për të marrë pjesë në një workshop të organizuar nga organizata italiane “Connecting Cultures” dhe SCCA, Sarajevë, artistja Lala Rašcic e kuptoji menjëherë potencialin dramatik të ngjarjeve ku ishte prezente dhe vendosi të shkruajë një skript për një dramë audio ku një nga karakteteret kryesore do të jetë një furrë qeramike…
Ekspozita Utopitë Individuale është një dokument arti i cili kombinon fakte reale dhe të fabrikuara dhe ngre si problem aspektet absurde dhe tragjiko-komike të jetës së përditshme në Bosnie Hercegovinën e ditëve të sotme. Kjo punë flet për prezencën e komunitetit ndërkombëtar në këtë shtet, karakteristikat e një qyteti të ndarë (qyteti i Mostarit) dhe fuqinë kufizuese të artit. Nëpërmjet titullit, Utopitë Individuale, artistja portretizon pritshmëritë e paarritura që shqetësojnë atë vet si edhe të gjithë protagonistët dhe krijuesit e eventit të cilët e ndihmuan për të treguar këtë histori.
Ekspozita Utopitë Individuale konsiston në një numër elementesh që përfshijnë 2 video, vizatime, relieve prej balte, një libër artisti që përmban skriptin e një audio drame dhe një performancë live. Secili prej këtyre elementëve është degë që ushqen një ide. Deri tani, ekzibicioni shfaqet në kombinime të ndrsyhme të këtyre elementëve ose si një performancë që përsëritet disa herë në: 10m2, Sarajeve; Individualne Utopije, B.O.P. Gallery, Zagreb; Mesto Žensk, Galeria ŠKUC, Ljubljana; SPA Port, Banja Luka; Arti në skenë, Studio Live, Istanbul; Salon Revolucije, HDLU, Zagreb; Galeria Art Point, Bec; Gledati druge, Pavilioni i Artit Zagreb.
Lala Rašcic është një artiste e lindur në Sarajevë, Bosnie Herzegovinë, në 1977. Ajo jeton dhe punon në Zagreb dhe Sarajevë. Ka shfaqur punët e saj që prej 1988. Në punën e saj, ajo përdor një shumllojshmëri të formateve të artit: pikturën, skulpturën, instalime të videos. Që prej 2005 ajo merret me tingullin dhe shkrimin e skripteve, në të cilat ajo vetë performon në punët e saj video.
Projekti “Utopitë Individuale në kohë është mbështetur nga Programi Kulturor Zviceran në Ballkanin Perëndimor, http://www.scp-ba.net/
Për informacione të mëtejshme ju lutem vizitoni:
http://lalarascic.com/
http://www.pro.ba/utopije/
http://tica-albania.org/English/projects.html