Kosta KOÇI | Njerëz dhe Kohë

Portretet e pikturuara nga Kosta Koçi janë pamje të drejtpërdrejta të jetës shqiptare, në një animacion te ndaluar dhe, në mes të tëdukshmes dhe të qëndrueshmes, mbetet e fshehur dhe e palëvizshme dikotomia e represionit dhe e shprehjes. Pikturat janë krijuar në një kontekst historik, por pa ironinë e distancës historike. Në ndryshimet e paletës së ngjyrave dhe rritjen në përdorimin e impastos në pikturat e fundit – në krahasim me pikturat e mëparshme të Koçit – gjejmë pasqyrimin e këndvështrimit shqiptar për jetën, me një ndjenjë njerëzore të thellë dhe të qëndrueshme e cila përshkon gjithë veprën a tij.