Qendra e Artit Bashkëkohor ZETA ka kënaqësinë t’ju ftojë në ekspozitën personale Vanishing Points nga Stefan Wirnsperger.
Qendra e Artit Bashkëkohor ZETA
14–25 Shtator
14 Shtator
19:00
Horizonti është i mbingarkuar me ide që dikur dukeshin të mira, por që më pas rezultojnë të jenë tmerrësisht të këqija. Sa herë përpiqemi të nisim nga e para, e gjejmë veten duke ndërtuar mbi rrënoja dhe fragmente. Këto vepra marrin si pikënisje një shesh të pikturuar të Rilindjes, i cili thuhet se përfaqëson modelin e një qyteti të përsosur. Çfarë tjetër mund të ishte synimi? Asgjë më pak!
Skena përshkon historitë dhe idetë e mishëruara në fasadat e Tiranës. Perspektivat e ndërtesave të ndryshme duket sikur përputhen, por në të vërtetë nuk përkojnë kurrë. Gjashtëmbëdhjetë panelet janë një ushtrim në shtresim dhe çshtresim, kompozim dhe riorganizim. Ato paraqesin utopi të ndryshme të imponuara mbi të njëjtën fushë loje. Edhe një herë, ka ardhur koha të propozojmë rregulla të reja, sepse të vjetrat nuk funksionojnë më.
Stefan Wirnsperger (*1985) është artist pamor që jeton dhe punon në Vjenë. Pikturat e tij të fundit lëvrojnë mes imitimit iluzionist të sipërfaqeve dhe inskenimit të skenave gjysmë-abstrakte. Subjektet janë skenarë të kompozuar me kujdes, të cilët i referohen proceseve kolektive. Ato shtrihen nga strukturat urbane dhe sistemet e shenjave në hapësirat publike deri te karakteret e alfabetit latin. Interesi i tij kryesor qëndron te mënyra se si komunikimi dhe idetë mbi identitetin zhvillohen brenda strukturave shoqërore dhe formave estetike që ato marrin.
Ekspozita realizohet në kuadër të rezidencës së Stefan Wirnsperger në Tiranë, si pjesë e Programit të Rezidencës Tiranë–Salzburg, të iniciuar nga Provinca e Salzburgut, me mbështetjen e Ambasadës Austriake në Shqipëri dhe Raiffeisen Bank.