Jakob Lechner
“no umbrella – no problem”
Hapja e ekspozitës, 18-10-2022, 19:00
Jakob Lechner erdhi në Tiranë në kuadrin e një shkëmbimi programi rezidence për artistët e rinj nga krahina e Salzburgut, të mbështetur nga Ambasada Austriake Tiranë dhe Raiffeisen Bank.
Në ekspozitën e titulluar “pa ombrellë – pa problem”, nga Jakob Lechner, prezantohen disa vepra që ai ka realizuar në Shqipëri, Itali dhe Austri. Pjesët e paraqitura përbëjnë një konglomerat pjesërisht të zhurmshëm dhe të larmishëm, përbërë nga piktura, vizatime, skulptura dhe video. Për të realizuar veprat e tij ai kryesisht përdor materiale të gjetura, si gurë, eshtra ose mbetje të produkteve të konsumuara nga njeriu.
Jakob Lechner, (*1986 në Salzburg, Austri) është artist pamor që aktualisht jeton dhe punon në Vjenë. Ai ka studiuar pikturë dhe arte grafike në Universitetin për Art dhe Dizajn Industrial, Linz (2007-2014).Ekspozitat e tij personale përfshijnë: (2021) Sisko, editiondoppelpunkt, Linz; (2019) “veri, lindje, perëndim, jug”, kluckyland, Vjenë; (2018) Kismarton 2018, Kunstverein Eisenstadt Aquarellhapening, Mehlerhaus, Çmimi “Tux art albina”, Kulturwerkstatt Oberalm; (2016) Kur retë bëhen blu, Kunstverein Galerie Paradigma, Linz, art albina art prize, Kulturwerkstatt Oberalm, Oberalm Bratschi Pratschu II, Ze Tux Gallery, Tux; (2015) Nächste GenerationVII, Galerie im Traklhaus, Salzburg; (2014) Boulevard Noir, Kunstraum Suburbia, Linz-Leonding, Kunstgenuss Essen, Stadtmuseum Nordico, Linz Love Game, Arthur Schnitzler Park – Bahnhof Baden, Baden bei Wien Hole Night, Rother Krebs, Linz; (2013) Ndërmjet kafshëve shtëpiake dhe të egra, Kunstuniversität Linz; (2012) Entre chien et loup, Shkolla e zhytjes, Bristol BestOff, Tabakwerke, Linz Olympic Sports & Art Eksibition, Guildhall Gallery, Londër reglose Steigerung des Ungreifbaren, PP 6, Linz Demons & Pearls, NÖ DOK, St. Pölten; (2011) Sprachquellen / Bildflüsse / Textmeere. Linz an der Salzach, Künstlerhaus Salzburg Bundesliga Art Challenge, ZS art, Vjenë ndër të tjera.Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 4 nëntor 2022