BEFORE THE FUTURE and IT’S EXPENSIVE TO BE POOR | Tirana Design Week | Polis University

26 shtator 2023, ora 18:00 – Vernisage

Kurator Endri Dani

19:00 – Biseda artistike nga Yonamine

Projektet BEFORE THE FUTURE and IT’S EXPENSIVE TO BE POOR nga Yonamine, kushtëzojnë vëmendjen tonë drejt periferisë, margjinalitetit, vartësve dhe trashëgimisë materiale me përmbajtje modeste të prodhuar paralelisht me monumentalizmin publik të politikave të qendrës.

BEFORE THE FUTURE

Projekti “ BEFORE THE FUTURE ” mori formë pas një faze kërkimore mbi prodhimin popullor në kontekstin shqiptar. Ekipi kuratorial i “TDW 2023” vazhdoi të ekzaminojë disa krahina të Shqipërisë, duke u përpjekur të “fshijë pluhurin” objektet e prodhuara kryesisht para bumit industrial, apo ato që prodhoheshin në mënyrë autonome (në kontekste të izoluara gjeografike), paralelisht me zhvillimin e industrisë (prodhimi serik), duke zhvilluar proceset e objektivizimit në punishte, duke shfaqur fizionominë e botës antike. Duke mbledhur dhe ekspozuar këto objekte utilitare të jetës së përditshme, pretendimi është të festohet përulësia si një gjendje biologjike në këtë mjedis hiper-ambicioz të shekullit të 21-të.

IT’S EXPENSIVE TO BE POOR

Përmes dizajnit të angazhuar dhe pa pretendime estetike, artisti nga Angola Yonamine, evidenton një deklaratë të fuqishme që askush nuk dëshiron ta dëgjojë. Artisti përdor posterin, një nga formatet më të preferuara të ngjitjes, për t’u përballur me idetë politike dhe shoqërore rreth identitetit, standardeve të bukurisë dhe zgjedhjeve morale si në kontinentin evropiane ashtu edhe atë afrikane.

Artist Talk

“Faleminderit zotit për emigrantët”

Njihuni me fituesin e çmimit Turner, Jeremy Deller – mbajtur në Qendrën e Artit Bashkëkohor ZETA në kuadër të Javës së Dizajnit TDW Tirana 2023.