Alban Hajdinaj | Punë në Letër

27.04.2023

Ekspozita “Punë në Letër” është një përmbledhje punësh të shkëputura nga seri apo cikle të ndryshme të realizuara që nga viti 2007 e në vazhdim. Megjithatë ajo nuk është një ekspozitë retrospektive dhe as një projekt i veçante por më tepër një përzgjedhje nga vizatime në pastel, kolazhe, akuarele, printime dhe papier mache të cilat i lidh sa materiali, (letra) sa një lloj interesi mbi hulumtimin e natyrës ricikluese të imazheve dhe historive që qëndrojnë pas tyre.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më datë 22.05.2023