Çmimi ARDHJE 2022 – Ekspozita e Finalistëve

Ekspozita e Finalistëve të Çmimit ARDHJE 2022

Me artistët: Bib Frrokaj, Sead Kazanxhiu, Gerta Xhaferaj dhe Fabiola Skraqi 

Datë 21 shtator, 2022, nga ora 19:00 – 21:00

@ZETA, Tiranë

Fituesi i Çmimit ARDHJE 2022, do të shpallet gjatë hapjes së ekspozitës, nga një juri ndërkombëtare, e përbërë nga Osmancan Yerebakan, kurator dhe kritik arti (US), Roberto Lacarbunara, historian dhe kritik arti (IT) dhe Alban Hajdinaj, artist (AL).

Çmimi ARDHJE 2022, është mbështetur nga: Ministria e Kulturës e Shqipërisë, The Trust for Mutual Understanding, Residency Unlimited dhe Young Visual Artists Awards.

Ekspozita e finalistëve të Çmimit ARDHJE 2022, do të jetë e hapur deri më 8 tetor, 2022.

Rreth Punëve të Artistëve

Tekstet nga Marko Stamenkoviç, kurator i Çmimit ARDHJE 2022

Fabiola Skraqi, Metamorfoza , Vaj në kanavacë, Diptik, 100×70 cm/secila, 2022

Në sferën e ndikimeve kulturore perëndimore, si në literaturë por edhe në artet vizuale, një mit ka kontribuar në përhapjen e ndërgjegjësimit njerëzor të rëndësisë së figurës së vetë-ndërgjegjësimit në proçesin që luajti një rol jetik në themelimin e një subjekti modern. I njëjti mit ka lënë një influencë të veçantë në formimin e traditës së teksteve autobiografike dhe përfaqësimin vizual të autobiografive. Ky është miti i Eko dhe Narcisius (Echo, Narcissus), i përshkruar në librin e tretë të Metamorfozës, kryevepra e poetit roman Ovidit, e shekullit të parë para Krishtit – një autor që është konsideruar si një nga poetët më të rëndësishëm të periudhës së artë të literaturës Romake. Rrëfimi i këtij eposi mitologjik është i bazuar në lidhjen midis një djali të ri dhe një nimfe, pra një njeri dhe një krijesë gjysëm hyjnore, midis të cilëve është krijuar një situatë dashurie (e njëanëshme). Ekoja e bukur, e njohur për zërin e saj të mrekullueshëm dhe aftësitë në këndim, bie në dashuri me po aq të pashmin Narcist. Megjithatë, ai nuk e rrefuzon dashurinë e saj dhe e ridrejton atë ndaj një imazhi: atë që ai sheh në liqen në momentin që sheh fytyrën e tij të reflektuar në sipërfaqen e ujit. Fenomeni i subjektit modern të narcisizmit vë në dukje diçka shumë të afërt me njerëzit e shekullit të njëzet e një: të fenomenit global të vetëreflektimit / pasqyrimit të vetvetes, kësaj rradhe në territorin e teknologjisë digjitale dhe komunikimit digjital, me një theksim të vecantë në shprehjen e të ashtë quajturës kultura e selfie. Kultura e selfie, këtu i referohet shpërhapjes së obsesionit të modernizimit të rracës njerëzore me vetë paraqitjen e tyre, për sa i përket shprehjes së vetvetes dhe vetëpromovimit, i cili realizohet nëpërmjet autoportreteve fotografike digjitale të rregjistruara me pajisje celulare dhe të disponueshme në rrjete sociale virtuale. Ky është, përmbi të gjitha, një fenomen visual, psikologjik dhe social, i cili është bërë gjithnjë e më popullorë gjatë dekadës së fundit nën emrin selfie, e cila lidhet indirekt me mitin e përshkruar më parë të Ekos dhe Narcistit. Në fjalorin psikiatrik, ky fenomen shoqërohet gjithashtu me të ashtë quajturin çrregullimin narcistik të personalitetit, i karakterizuar nga simptoma që përfshijnë madhështinë, një sens i sigurisë në vetvete i tepërt, dhe mungesa e ndjeshmërisë për njerëzit e tjerë, dhe manifestohet nga modelet afatgjata të sjelljes dhe qëndrimeve që së bashku mund të shkaktojnë probleme në fusha të shumta të jetës së përditshme. Konsekuencat e narcisizmit, të fshehura, të padukshme dhe negative në kontekstin bashkëkohor të prodhimit të selfie-ve, lidhur me nocionin e dukshëm, të jashtëm, trupor të “bukurisë”, janë në sfondin e praktikës së artit të Fabiola Skraqi. Ndryshe nga mbiekspozimi i tepërt i modës, të pamjes fizike të dikujt, ajo qëllimisht përmbys llogjikën e përgjithëshme të vet-reflektimit në ndjekjen e asaj, të cilën ajo e quan, peizazhet e brendëshme: eksplorimet mikroskopike të zgavrës së saj verbale, e përkthyer në piktura me dukje surreale, si mjet parësor shprehës. Puna e saj introspektive dhe e orientuar drejt proçesit i ka rrënjët në një eksperiencë personale, traumatike të një gjendjeje mjekësore, së cilës i është nënshtruar vite më parë. Kjo nënkupton një ndërhyrje surgjikale maksilofaciale për gjashtë orë fokusuar në zgavrën e gojës, e cila jo vetëm që e ekspozoi ndaj dhimbjeve trupore gjatë kohës që ishte shtrirë në tavolinën kirurgjikale, por edhe për domosdoshmërinë për të vënë në pikëpyetje perceptimin e saj për veten dhe për botën përreth saj gjatë periudhës së gjatë trevjeçare që kaloi duke u rikuperuar nga trajtimi mjekësor. Gjatë kohës së rikuperimit, Skraqi iu afrua krijimit të imazhit si një mjet mjaft efikas për t’a ndihmuar atë të përballet me gjendjen post-traumatike. Fillimisht, ajo prodhoi një numër selfie, shumica e të cilave ishin kryer brenda gojës dhe fytit së saj, falë përdorimit të kamerave mikroskopike. Më vonë, ajo krijoi një numër performancash publike, një lloj “rituali” komunal, që përfshinte vizitorët që të vepronin rreth objektit qëndror në ekspozitë – një tavolinë, që të kujton tryezën e saj kirurgjikale, por tashmë e mbuluar me fruta dhe perime. Pjesëmarrësit ftohen të ndjejnë empati me vuajtjet e saj në një mënyrë që mund të mos ketë qënë e dukshme me shikim të parë. Dhe për të qënë të saktë, gjatë periudhës së rehabilitimit, Skraqi nuk mund të kryente normalisht mënyrat e saj të të ngrënit, duke pasur parasysh gjurmët e dhimbjes brenda trupit: me fjalë të tjera, për të gëlltitur një copë frut do të thoshte sakrificë e madhe personale për të. Kjo pyetje, për ndjeshmërinë e të tjerëve ndaj përvojës individuale të dhimbjes fizike të dikujt tjetër, në plan të parë është praktika e saj artistike si një aktivitet etik, ku ajo kombinon fotografinë, performancën dhe trupin femëror në një paketë veglash mediatike përmes të cilave investigimi i saj kritik – i nocionit për bukurinë (në lidhje me normat personale dhe shoqërore dhe pritshmëritë që i atribuohen) dhe transformimet e lidhura me të – evoluon në pikën e kryqëzimit midis arteve pamore, shkencës dhe natyrës.

Fabiola Skraqi, Metamorfoza
vaj ne kanavace, diptik, 100×70 cm/secila
2022

Gerta Xhaferaj, Himni liminal, Instalacion zanor, (objekte të gjetura në zona në ndërtim: gurë, tulla, pllaka, dru, hekur), 12’ 58’’, 2022

Duke u kthyer pas, në mes të shekullit të nëntëmbëdhjetë, gjatë sundimit të Napoleonit III, Parisi, kryeqyteti i Perandorisë së Dytë Franceze, u bë dëshmitar i fillimit të një projekti me shkallë të gjerë për rinovimin urban, zakonisht i konsideruar si karakteristikë në historinë e arkitekturës moderne Europiane. Projekti drejtohej nga një person i emëruar nga vetë Perandori, i cili qëlloi të ishte zyrëtar me pozitë të lartë, me një eksperiencë më shumë në drejtësi dhe muzikë, se sa në planifikimin e qytetit: Xhorxh-Juxhin Hausman (George-Eugene Haussmann). Programi i punës, i ndërmarrë në 1853, i u nënshtrua disa fazave zhvillimi përgjatë shtatëmbëdhjetë viteve të tjera dhe për shkak të mbiemrit të tij u quajt gjerësisht ndër njerëzit, “hausmanizmi” i Parisit. Ky proçes solli ndryshime radikale për qytetin në infrastrukturë, funksionim dhe paraqitje, por gjithashtu edhe në strukturën shoqërore; rrjedhimisht, mënyra e jetesës-e banorëve të tij dhe numrit në rritje të banorëve të rinj – iu nënshtruan një transformimi radikal, gjithashtu. Ideja fillestare ishte mjaftueshëm ambicioze për t’u konceptuar në rradhë të parë e dobishme për popullatën vendase, densiteti i lartë i së cilës në kushtet e pashëndetshme të jetesës (përfshirë problemet higjenike) nxiti rimendimin e rrugicave të ngushta të Parisit me pamje mesjetare, të ekspozuara ndaj papastërtive dhe sëmundjeve, nga një pikëpamje krejtësisht të re e cila mund të sillte efekte afatgjata të transformimit urban. Projekti madhor radikal përfshiu kështu konstruksione të një shkalle të padëgjuar më parë, me bulevarde të mëdha dhe zona të gjelbra, të shpërndara kudo nëpër qytet, mbi një rrjet të gjerë rrugësh dhe sheshesh të reja, të cilat çuan në ndryshimin e planeve rrugore deri në pikën ku qëndron Parisi që njohim ditët e sotme. Ana e kundërt e kësaj situate jashtëzakonisht madhore (dhe jashtëzakonisht e shtrenjtë) në industrinë e konstruksionit në fillimet e periudhës moderne ishte çmimi i pashmangshëm që Parisi duhet të paguante që të rilindte. Rrënimi sistematik i shtëpive dhe lagjeve të vjetra, si në zonat qëndrore dhe ato periferike, të domosdoshme për planin e ri urban për të zënë vend, rezultoi në shpërnguljen e sforcuar të mijëra njerëzve dhe më së shumti duke efektuar ata të niveleve më të ulëta shoqërore. A nuk është e pazakontë që impresionistët Francez (bashkëkohësit e Hausmanit), të cilët punonin në qytet dhe në rrethinat e tij, në 1870 dhe 1880, faktikisht nuk e ekspozojnë pjesën e ulët të progresit urban Parisien në pikturat e tyre por, përkundrazi lartësojnë zakonisht fytyrën e tij më të shndritëshme dhe rezulluese, të mrekulluar nga faqja e tij? Ndryshe nga ata, Gerta Xhaferraj ekspozon pjesën e errët e “hausmanizimit” të shekullit të 21 të vendlindjes së saj, Tiranës. Thellësisht e informuar nga studimet e saj në arkitekturë, ajo shkrin së bashku kërkime historike, objekte të gjetura dhe tinguj në një instalim me materiale të ndryshme, që vënë në pyetje identitete kulturore hibride, sistemet e vlerave, percepsionet social-ekonomike të kushtëzuara nga lokalitete specifike. Në rastin e Shqipërisë, moderniteti “i vonuar” ka lejuar mjediset e saj tradicionale urbane të qëndrojnë të paprekura nga projekte të mëdha rinovimi për më shumë se 150 vjet, nëse krahasohet kjo me situatën e Napoleonit III. Gjatë dy dekadave të fundit, për më mirë ose për më keq, gjërat kanë filluar së fundmi të ndryshojnë dhe duket se po shkojnë në drejtime të ndryshme dhe me hap të shpejtë, megjithëse me një kosto të lartë në të shumtën e rasteve. Tirana, me strukturën e saj kaotike urbane që me raste e bën atë të duket e mbipopulluar, ka qënë një zonë dërtimi e zhurmëshme dhe që sa vjen e rritet në fillimet e viteve 2000. E suportuar fuqishëm nga ata në pushtet, ambicioz për të konvertuar një qytet modest në një qytet urban metropolitan aglomerat në të paktën 2 gjëra: nga njëra anë, duke treguar shenjat arkitekturore të progresit ekonomik, duke ngritur kulla biznesi dhe duke transformuar lagje të vogla dhe të vjetra në zona komplekse; nga ana tjetër, arritja e qëllimeve të modernizimit me çdo kusht që ndonjëherë nevojitet; por shpesh herë shkatërrim të paskrupullt të infrastrukturës ekzistuese. Kjo, midis rasteve të tjera, nënkupton shkatërrimin e shtëpive të vjetra dhe të tërë zonave të banimit si dhe objekte historike ekzemplare që janë kategorizuar, prej ligjit, si trashëgimi kulturore e prekshme e shkallës së dytë ose të tretë. Duke qënë sensitive për transformimet ndaj të cilave këto vende historike janë ekspozuar ndër kohë, projekti i Xhaferraj, e cila është në gjendje të filtrojë kujtimet e saj personale në ndjesi kritike dhe emocionale kolektive, përkthen ridizenjimin e drejtuar nga përfitimet e Tiranës, të zhurmëshme po aq sa shkatërruese, në një eksperiencë estetike. Çfarë mund të duket në pamje të parë si mbeturina (tulla, gura, hekura etj.) është, në të vërtetë, një memorial: një lloj shënues varri, i krijuar nga mbetjet që ajo gjeti e mblodhi pranë ndërtesave të rrënuara. Duke nderuar rëndësinë kulturore, dikur e lidhur me to, ajo po bën lidhjen e çmimit që qyteti duhet të paguaj përgjatë zhurmave të konstruksionit/dekonstruksionit të transformimit të tij të rregjistruar në përafërsinë e tyre: himni i pikëlluar i Tiranës së vjetër.

Gerta Xhaferaj, Himni Liminal
Instalacion zanor
(objekte te gjetura ne zona ne ndertim: gure, tulla, pllaka, dru, hekur), 12’58”
2022

Sead Kazanxhiu, Kopshti Eden dhe Vija e Ngjalës, Instalacion, (materiale të ndryshme: fara qershie, material tekstili, kallama), 380x210cm, 2022

Vija e Ngjalës është një rrugë ujore që kalon përmes fshatit Baltëz, të qarkut të Fierit, në jug-perëndim të Shqipërisë. Ky ujë rrjedh në kanal që nga Gjanica, një nga lumenjtë më të ndotur në vend, i cili kalon përmes qytetit të Fierit dhe bashkohet me lumin Seman, ku më pas derdhet në detin Adriatik. Me kalimin e kohës Gjanica ka fituar një reputacion të keq për arsye se, si mbetjet urbane dhe ato industriale vazhdojnë të derdhen pa asnjë kontroll apo zbatim të rregullave të trajtimit të ujrave të zeza nga pushteti lokal. Përbërjet kimike, që rrjedhin së bashku me ujërat e zeza të patrajtuara, përbëjnë një kërcënim për mjedisin dhe shkaktojnë dëme të mëdha për popullsinë që banon në këtë zonë, që më së shumti (por jo të gjithë) i përkasin minoriteteve egjiptiane dhe rome. Pavarsisht pretendimeve se kjo situatë do të merret në konsideratë më seriozisht, si brezat e rinj edhe të vjetër të kësaj zone kanë vuajtur për vite të tëra pa patur ndonjë përgjigje konstruktive nga organet kompetente të komunës lokale. Këto vitet e fundit, ndotja e ujit, e cila prodhon aroma të pakëndëshme dhe ndotje të ajrit në fshatin Baltëz është vlerësuar si shkaktari më i madhë i disa prej sëmundjeve të ndryshme në këtë zonë si, astma bronkiale, apo lloje të ndryshme të alergjive. Çfarë më përpara ka qenë një zonë peshkimi tashmë është bërë një kënd lojërash helmuese për mushkonjat, impakti i të cilit, për banorët që jetojnë në afërsi të saj, për shëndetin e njerëzve, është i pakrahasueshëm kur bëhet fjalë për infeksionet që shkaktojnë këto insekte. A do të jetë ndonjë herë e mundur që të shndërrojmë këto kushte jo të favorshme në kushte më të mira, duke e bërë Baltëzën një vend më të shëndëtshëm për të jetuar? Kjo ishte pyetja fillestare e cila ka shtyrë Sead Kazanxhiun në një projekt të ri, i cili i adresohet mikro-katastrofës natyrore të vendit të tij të origjinës nga një këndvështrim shumë personal. Duke qenë se antarët e familjes së tij, së bashku me anëtarë të tjerë të komunitetit lokal rom, ndanin tokën nëpërmjet të cilës kalon Vija Ngjalës, ekspozimi i tyre ndaj kësaj jetese të pashëndetshme ndikon tek ai si nga ana emocionale ashtu edhe ajo etike. Nga njëra anë, çfarë do të thotë për administratën publike lokale që të injorojë kërkesa të vazhdueshme emergjente për prezantimin e ndërtesave për riciklimin e ujit, që të paktën uji i ndotur të mund të eliminohet? Nga ana tjetër, çfarë do të thotë për banorët vendas, të cilët po trajtohen si “mbeturina”, të injorohen notat e tyre të protestës vazhdimisht nga ata të cilët janë në krye dhe zërat e tyre alarmues të cilët rrefuzohen të dëgjohen? Ndoshta qëllimisht? Ndoshta ngaqë disa prej tyre janë vetëm ciganë? Ky term i përdorur shpesh edhe pse përçmues tregon rëndësinë e gjuhës si atë të shkruar edhe atë gojore, për kontekstin nga i cili ka dalë edhe projekti i Kazanxhiut. Megjithatë qëllimi i tij nuk është që të krijojë edhe një formë tjetër ankese. Çështja e racës, etnisë dhe përjashtimit social këtu janë ndërthurur me shqetësimin për shëndetin dhe ekologjinë, për të cilat Kazanxhiu bën një propozim jo vetëm simbolik por edhe pragmatik. Duke paraqitur pyetjen e ekonomisë apo të vetëqëndrueshmërisë ekonomike, ai jep shembullin e tij konkret për përgjegjësinë personale, që mund t’i nevoitet për t’u përfshirë në diskutimin publik të dhënë (ose në mungesë të tij) duke siguruar transparencën e nevojshme për ato që tentojnë të shpërfillen apo të fshihen nga opinioni i publikut. Për të ndërmarrë një hap të tillë ai mund të jetë inkurajuar nga shembujt e herëshëm të suksesshëm të projekteve për restaurimin e ekosistemeve të ndryshëm, një nga ato duke qenë edhe rasti shumë i njohur kudo në botë, i ringjalljes së pyjeve në Brazil: ky është fruti i përkushtimit të gjatë personal të fotografit Sebastião Salgado dhe gruas së tij, të cilët kanë mbjellur, për më shumë se dy dekada, dy milion fidanë nga lloje të ndryshme pemësh çdo vit, duke e kthyer nga një tokë të shkretë, ku më parë në fëmijërinë e Salgados ka patur një pyll, në një oaz të gjelbër të rilindur. Pavarësisht kualitetit të ulët të ujit në Vijën e Ngjalës, Kazanxhiu i është afruar tokës së tij si një tokë pjellore ku është e mundur të kultivohen bimë dhe të hapet rruga edhe për bujqësinë organike. Ai ka zgjedhur pemë frutore aroma e të cilave, kur të jënë plotësishtn të çelura, kthehen në një mjet për të luftuar kundër kushteve të dëmshme të ndotjes së mjedisit (dhe aromës së padurueshme që vjen si pasojë e saj). Në traditën e artit të formave të nuhatjes, që përdorin aromën si diçka të mesme, këtu hunda e njeriut luan një rol po aq të rëndësishëm sa sytë në perceptim. Kazanxhiu fillimisht mblodhi fara nga pemë të ndryshme si monstra për fidanët që kishte mbjellur tashmë në tokën e tij në Baltëz, duke vepruar sipas dëshirës së tij në mënyrë të pavarur në kërkim të vetëqëndrueshmërisë ekologjike dhe ekonomike. Më pas ai i rregulloi ato në formën e një mesazhi tri dimensional, i cili e kthen punën e tij të artit në një premtim, një detyrim personal ndaj komunitetit të tij, duke e shqiptuar kështu në gjuhën rome: “Oh toka ime sa e ëmbël je! Të premtojë që një ditë do të të kthejë çdo gjë që kam marr prej teje: pemët, lulet, kafshët, zogjtë, ujin e pastër dhe çdo gjë që të përket ty, toka ime!”. Mund të duhet disa kohë deri sa premtimi i tij të plotësohet, por është e rëndësishme se Kazanxhiu ka bërë përpara një hap të rëndësishëm dhe transformativ drejt “Kopshtit të tij të Edenit”. Ndjejeni aromën!

Sead Kazanxhiu, Kopshti i eden dhe Vija e Ngjales
Instalacion (materiale te ndryshme: fara qershie, tekstil, kallama), 380x210cm
2022

Bib Frrokaj, Malet e fshehura të lumit Mat, Instalacion/Media mikse,

(video animim 38’’, vizatim në letër 430x137cm, letër karboni 21x30cm/4 copë), 2020-2022

Sumerianët e lashtë, qytetërimi i të cilëve lulëzoi në mijëvjeçarin e katërt p.e.s ku ditët e sotme ndodhet Iraku jugor, janë shumë të njohur në histori falë trashëgimisë së tyre të pakrahasueshme që lanë pas. Përveç qytetshteteve, shoqërive komplekse urbane më të hershme në botë që ata ngritën mes lumenjve Tigër dhe Eufrat dhe shpikjes së shkrimit (midis shumë arritjeve të tjera) fama e tyre është gjithashtu e shoqëruar nga arkitekturat e tyre fetare të ndërtuara me tulla balte. Tempujt e tyre qëndronin mbi platforma të larta të njohura si ziggurat, duke formuar struktura monumentale me tarraca të përbëra nga disa nivele që vijnë duke u tërhequr njëri pas tjetrit nga poshtë-lart. Dedikuar Zotit mbrojtës përkatës të secilit prej qytetshteteve, ato konsideroheshin si “dhomat e pritjes” ku, sipas besimeve të tyre, hyjnia do të zbriste nga qielli dhe do të shfaqej përpara priftërinjve në sallën qendrore të tempullit. Me fjalë të tjera ato shërbenin si pika ndërmjetëse komunikimi për priftërinjtë, nëpërmjet të cilave u krijua figura e botës sumeriane e përfaqësuesit tokësor të Zotave në dy këndvështrime të kundërta: një këndvështrim nga syri i shpendëve që përfaqësonte hyjnitë dhe syri i bretkosës që përfaqësonte njerëzit. Gërmimet që çuan në zbulimin e tyre në shekullin e 19-të duhet t’i kenë lënë arkeologët të mahnitur. Gjithashtu, edhe në vitin 2020, gjatë fazës fillestare të pandemisë së Covid-19, Bip Frrokaj në fillim pikasi forma të çuditëshme, si ziggurat përgjatë lumit që kalon përmes zonës ku ai ka lindur, në veri-perëndim të Shqipërisë dhe ishte thjesht nga mahnitja që i lindi ideja për projektin e tij të ri. Faza e parë e kërkimit u detyrua të kryehej në distancë, për shkak të masave të karantinimit të detyruar nga shteti dhe pamundësisë së tij për t’iu afruar në mënyrë direkte këtyre strukturave të çuditëshme, të cilat i sillnin ndër mend dunat e rërës. Falë aksesit të tij në teknologjinë e kohëve të fundit, ai fillimisht përdori aplikacionin Google Map si një vegël me bazë satelitore që e bëri atë të mundur të kundroj në mënyrë vizuale fushën e pa arritshme fizikisht, nëpërmjet internetit. I frymëzuar nga imazhet e mara nga satelitët, ai i referohet atyre si materiali përgatitor bazë për skicimin e një serie vizatimesh të vogla me bojra uji. Për të kjo dukej sikur kishte fituar akses në mënyrat e jashtëzakonshme se si alienët e mundshëm jashtëtokësorë (ose edhe vetë Zotat sumerianë) mund të kenë perceptuar lagjen e tij. Gjithashtu, duke i bërë vizatimet sipas imazheve satelitore, si edhe perceptimi i tyre i çuditshëm dhe i shtrembër i dunave, e bën vetë atë të ndiej si një alien. Kur më në fund kishte arritur t’i vizatonte ato, të cilat ai ndonjëherë preferonte t’i quante, malet artificiale, i u bë e qartë, që ndërkohë shumë objekte ndërtimi ndodheshin për gjatë gjithë lumit në mënyrë që të mblidhnin dhe të përdornin rërën e tij, gjë që kishte rezultuar në formimin e dunave masive të krijuara nga dora e njeriut. Përveç formave të tyre që ndryshojnë vazhdimisht, të cilat vazhdojnë ta mahnisin Frrokajn, ana e errët e këtij fenomeni qëndron në faktin se nxjerrja dhe grumbullimi i rërës ndikon negativisht në kushtet e jetesës së banorëve të kësaj zone ashtu si edhe habitatet natyrore, tashmë të prirura drejt shkatërrimit. Në dijeni për neglizhencën e publikut për këtë problem dhe mungesës së interesit nga mediat, Frroka ishte edhe më i etur për të vazhduar me eksperimentet e tij vizuale veçanërisht tani që ai është i mundur t’i vizatojë “dunat” nga perspektiva e syrit të njeriut dhe t’i krahasojë ato me vizatimet e frymëzuara nga pikëpamja e një makinerie. Më shumë se dy vite të proçesit të tij kërkimor rezultuan në një punë ku kombinohen imazhe satelitore, fotografi dixhitale, vizatime të përmasave të vogla dhe të mëdha, figura me bojëra uji dhe video të animuara. Përdorimi i fokuseve të ndryshme të medias për të njëjtën temë nuk kontribuon vetëm në rritjen e shikueshmërisë, por gjithashtu edhe në pluralizimin e botëkuptimit në një pikë diskutimi shumë lehtë të injoruar (shfrytëzimit industrial dhe degradimit të natyrës) në nevojën e madhe për artikulim dhe vizualizim në sferën publike. Në rastin e kundërt malet e lumit Mat do të mbeten për të kujtuar “dhomat e pritjes” sumeriane pa asnjë ndërmjetësues midis qiellores dhe qenieve tokësore, përveç një artisti të vetëm vizual, i cili i thërret bashkëatdhetarët e tij në vëmendje dhe solidaritet përpara se të jetë shumë vonë.

Bib frrokaj, Malet e fshehura te lumit Mat
Instalacion/media mikse
(video animim 38″, vizatim ne leter 430x137cm leter karboni 21x30cm/4 cope)
2020-2022

Mësoni më tepër rreth tyre këtu:

FABIOLA SKRAQI (*1993, Lushnje, Albania). Aktualisht jeton e punon në Milano, Itali. Ajo ka studjuar në Akademinë e Arteve Brera, në Milano.Ndër ekspozitat e saj personale mund të përmendim: Ce Soir On Danse #6, MIMA, ‘The Millennium Iconoclast Museum of Art’, Bruksel (2018), and Metamorphosis, Galeria ‘Little Red Bird’, Millerton, New York (2017). Veprat e saj janë ekspozuar në ekspozita kolektive si DIS-Parità, Castello Sforzesco, Vigevano/Pavia (2022); Walk-In Studio, Festivali i studiove artistike, Milano (2021); The Distance Between Insanity and Genius Is Measured Only By Success, Espace Moss, Bruksel (2019); Diario Naturale, Lawyalty – Avvocati Associati, Milano (2019); What now/Now what, Sofia Underground – Festivali Ndërkombëtar i Arteve Performative, Sofje (2018); Hide & Seek, 17th Pink Screens – Festivali i Filmit Queer, Cinema Nova, Bruksel (2018); Osservatorio 9, Palazzo Mandelli, Arena Po/Pavia (2017). Në vitin 2018, gjithashtu ajo ka realizuar performacën me titull ‘Ring’, në bashkëpunim me kolektivin ‘Lie-fi Palimpsest’, në kuadër të “Supermarket – Stockholm Independent Art Fair” ndër të tjera.

BIB FRROKAJ lindi në Lezhë në vitin 1992. Frrokaj ka ndjekur studimet në Universitetin e Arteve në Tiranë (2014 – 2016); Universitetin L. Gurakuqi, Shkodër (2011 – 2014). Aktualisht jeton e punon në Lezhë.Krahas ekspozitës së tij personale “The Long Wait”, mbajtur në Layer House – Layerjeva hiša in Kranj, Sloveni (në kuadër të Kranj Foto Fest) veprat e tij janë ekspozuar në ekspozita kolektive si në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, Shkodër–Shqipëri (2019 – 2020); Galeria FAB, Tiranë–Shqipëri (2019); Galeria e Arteve, Shkodër–Shqipëri, (Finalist i Çmimit Idromeno), Edicioni i 5-të (2017), Shkodër–Shqipëri; ‘View on my Neighbour’, Galeria e Institutit Francez në Beograd–Serbi dhe në Pertovic Krusovci Palace, Podgoricë–Mali i Zi (2017); ‘World Biennial Exhibition of Student Photography’, Serbi (2015); ‘Retro Time’, Galeria e Arteve të Pogradecit, Shqipëri (2015); ‘Bienalja e Vizatimit’, Ferizaj–Kosovë (2016, 2014); ‘Ditët e Kulturës’, Ferizaj–Kosovë (2015) ndër të tjera.

GERTA XHAFERAJ (*1993, Fier, Shqipëri) është arkitekte dhe artiste pamore e cila jeton në Tiranë.Ajo ka studjuar në Universitetin Epoka në Tiranë dhe aktualisht po ndjek një program Master në Universitetin e Artit dhe Dizajnit FHNW në Bazel. Në vitin 2021 mori pjesë në programin ndërkombëtar “Summer School”, organizuar nga “Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor”, Prishtinë.Ndër ekspozitat kolektive mund të përmendim: Boulevard Art Media Institute, Tiranë (2022); Reframing History, Vogue Photo Festival, Fondacioni VID, Milano (2021); KULA A, Ekspozitë Virtuale, Ecumene Residence, Bolonja (2021); M Club, Galeria 17, Prishtinë (2021); Necrography, Bazament Art Space, Tiranë (2021); Nepotik_Instant Photo, Bazament Art Space, Tiranë (2020); Sazan: No man’s land, Galeria e Bregdetit, Vlorë (2019) dhe The Balkan Girl Power, COD – Qendra për Hapje dhe Dialog, Tiranë (2018).Ajo gjithashtu ka qënë pjesë e një programi në rezidencë organizuar nga Footnote Centre for Image and Text në Beograd (2022) dhe Galeria e Bregdetit në Vlorë (2019).Xhaferaj është fituese për vitin 2022 e një granti financiar nga Fondacioni për fotografinë VID në Amsterdam.

SEAD KAZANXHIU lindi në Fier në vitin 1987. Kazanxhiu ka ndjekur studimet në Universitetin e Arteve në Tiranë (2006–2010), aktualisht jeton dhe punon në Tiranë. Pas studimeve, ai vazhdoi të punojë kryesisht në mediumin e pikturës, ndërsa së fundmi, praktika e tij është zgjeruar në skulpturë, instalacion, video apo ndërhyrje në hapësirën publike. Veprat e Kazanxhiut janë ekspozuar në Lumbung – Dokumenta Fifteen, Kasel (2022); Manifesta 14: Roma Rajni, RomaMoMA Library ft. Daniel Baker and Farija Mehmeti, Beograd (2022); Bienalen e 2-të Rome, Berlin (2021); ERIAC, Berlin (2020); Galeria e Bregdetit, Vlorë (2019); Galeria Kombëtare Sllovake dhe Banská Bystrica, Sllovaki (2018); Qendra ZETA, Tiranë (2018); Autostrada Bienale, Prizren (2017); Bienalja e Mesdheut 18, BJCEM, Tiranë (2017); Qendra Kulturore Tulla, Tiranë (2015); Çmimi ONUFRI XXI, Galeria Kombëtare, Tiranë (2014); Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë (2013), ndër të tjera.

*Çmimi ARDHJE u krijua nga TICA-Tirana Institute of Contemporary Art, në vitin 2005, duke u bëre pjesë e rrjetit Young Visual Artists Awards (YVVA), më 2007. Çmimi ARDHJE tashmë është një konkurs dhe çmim i përvitshëm, që ka për qëllim të nxis krijimtarinë, ekspozimin publik, dhe promovimin e artit bashkëkohor në Shqipëri dhe ndërkombtarisht. ARDHJE, ashtu si dhe çmimet simotra në Europën Lindore dhe Juglindore, është një konkurs i hapur, që fton artistët deri në 35 vjeç të marrin pjesë në një proces transparent, duke ju  ofruar jo vetëm mundësi për krijimin dhe prezantimin e veprave të reja në një ekspozitë të përbashkët, por edhe mbështetje në zhvillimin e tyre artistik dhe profesional. Një juri e përbërë nga profesionistë të fushës, vendas dhe ndërkombëtar, përzgjedh 4 finalistë, të cilëve ju mundësohet një buxhet prodhimi dhe një kurator për ekspozitën. Fituesi/ja e çmimit zgjidhet për meritën dhe premtimin artistik të demonstruar në bazë të portfolios artistike dhe CV’s, veprës së ekspozuar në ekspozitën e finalistëve, intervistës me jurinë ndërkombëtare dhe potencialit për të përfituar nga përjetimi i skenës artistike të New York-ut, përgjatë dy muaj qëndrimi tek Residency Unlimited.