MANIFESTO Hijacking / Ngrehina që ndërtoi Udrou

MANIFESTO

HIJACKING 

/Ngrehina që ndërtoi Udrou

Një ekspozitë nga La Société Spectrale

Qendra e Artit Bashkëkohor ZETA

4 korrik – 11 shtator 2022

Hapja: 4 korrik 2022, ora 19:00

“Ngrehina që ndërtoi Udrou” ndjell hijet që vazhdojnë t’i faniten Shqipërisë si komb “i pavarur”, postkomunist, duke paraqitur një sërë gërmadhash që ende s’janë vajtuar siç duhet, që ende përpiqen të gjejnë vendin e duhur në vetëdijen e përbashkët shqiptare. Kjo ekspozitë paraqet një koleksion turbullues rrënojash arkivore, të cilat e përndjekin të pavetëdijshmen e politikës bashkëkohore shqiptare. Në mesin e këtyre objekteve të paarkivueshme, të shqitura nga koha por prapëseprapë të detyruara të bashkëjetojnë në hapësirën brenda galerisë, vizitorët do të ndeshen me trarët e çatisë së Shtëpisë së Verdhë, vendngjarje krimesh lufte ligjërisht të kontestuara; objekte të shpëtuara nga rrënojat e Teatrit Kombëtar, pikë e qëndresës qytetare dhe protestave që zgjatën nga viti 2018 e deri në shkatërrimin e teatrit prej qeverisë më 2020; dhe mobilie koloniale nga Ambasada e SHBA në Tiranë, mbetje të një ansambli imperialist të lartuar në hapësirë. Së bashku, këto objekte – në mos copa objektesh – dalin në pah si sprova për pika ankorimi të një kundërnarrative të pushtetit shqiptar, një pushtet vagëllues që refuzon ta lërë të shkuarën të vdesë, duke këmbëngulur që ajo të jetë e bashkëpranishme me të ardhmen.

La Société Spectrale

(Armando Lulaj, Jonida Gashi, Pleurad Xhafa)

Kuruar nga Vincent WJ van Gerven Oei

SKEDAR / FILES të La Société Spectrale

Hulumtuar dhe Kuruar nga Jora Kasapi

https://debatikcenter.net/manifesto/