TICA – Instituti i Artit Bashkëkohor, Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën ZETA, prezantojnë ekspozitën përmbyllëse të “GRAZ TIRANA RESIDENCY PROGRAM”, me artistët pjesëmarrës: Kurt Poeschl, Nigel Gavus, Armando Lulaj, Ikin Beste Cirak, Shpëtim Selmani dhe Mira Klug, në 26 tetor 2021, ora 18:30.
Ekspozita paraqet proçesin dhe disa rezultate kërkimore të artistëve gjatë qëndrimit në Tiranë.
Kjo ekspozitë mbështetet nga Land Steiermark – A9 Kultura, Europa, Außenbeziehungen.
Rreth Artistëve:
Mira Klug lindi në Graz, në vitin 1992 dhe aktualisht jeton dhe punon në Vjenë. Në vitin 2020, u diplomua në atelienë e fotografisë, në departamentin e arteve të bukura, të universitetit të arteve të aplikuara në Vjenë. Në praktikën e saj artistike, Mira heton modelin si fenomen; sjelljen e tij të mundshme dhe formën e paraqitjes. Duke krijuar sisteme të reja rendore, ajo relativizon kuptimin e vërtetë të përdorimit të parashikuar dhe pragmatik të praktikave arbitrare dhe gjesteve kalimtare.Puna e saj ndërdisiplinore përfshin fotografi, instalime dhe imazhe lëvizëse.

Shpëtim Selmani (1986, Prishtinë) është shkrimtar, i cili ka studiuar sociologji në Universitetin e Prishtinës dhe përfunduar Masterin, në Fakultetin e Arteve -Aktrim. Ai shkruan poezi, prozë, dramë, publicistikë dhe luan gjithashtu në teatër. Ndër verat e tij mund të përmendim: – Shënime me temperament të nxehtë, 2015 – Poezi të zgjedhura, 2010-2017 – Poezi në kohën e gjakut dhe dëshpërimit (Multimedia, Prishtinë), 2017 – Libërthi i dashurisë, botuar në vitin 2019, nga Armagedoni në Prishtinë. Libërthi i dashurisë, fitoi Çmimin BE për Letërsinë, 2020.

Ilkin Beste Cirak (1994, Izmir) është artiste vizuale dhe poete. Ajo është diplomuar në Universitetin e Arteve të Aplikuara (Dizajni Social) dhe aktualisht po studion skulpturë dhe strategji hapësinore, në Akademinë e Arteve të Bukura, në Vjenë. Duke u nisur nga hapësirat publike si thelbi i bashkëjetesës, ajo merret me lokalitetet, identitetin, prodhimin kulturor dhe pjesëmarrjen. Aktualisht jeton dhe punon në Graz dhe Vjenë.

Armando Lulaj është autor tekstesh mbi territoret e rrezikut, autor filmash si dhe prodhues imazhesh konfliktuale. Ai nuk ka dëshirë t’i nënshtrohet kontekstit të përkatësisë lokale, por është i orientuar drejt theksimit të kufijve midis fuqisë ekonomike, demokracisë imagjinare dhe pabarazisë sociale në një kontekst global. Pas përfundimit të studimeve pranë Liceut Artistik të Tiranës ai u largua nga Shqipëria në vitin 1998, një javë pas vrasjes së një deputeti të parlamentit Shqiptar. Ai frekuentoi për dy vite Akademinë e Arteve të Bukura të Firences dhe në Janar të vitit 2001 u përjashtua nga institucioni. Ai ka marrë pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare si: Bienalja e Prages (2003-2007); Bienalja e Tiranës, (2003-2005); Bienalja e Venecias, (2006); Bienalja e 4t në Gothenburg, (2007); Bienalja e 6-të e Berlinit, (2010); Berlinale 63 – Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, (2013); si edhe Bienalja e 56-të e Venecias – Pavioni Shqiptar, (2015). Veprat e tij janë pjesë e koleksioneve të ndryshme private dhe publike. Publikimet përfshijnë: Albanian Trilogy: A Series of Devious Stratagems, Sternberg Press, Berlin, 2015; CONTROL, Armando Lulaj / Marco Mazzi, Silvana Editoriale, Milan, 2020; Broken Narrative: The Politics of Contemporary Art in Albania, Punctum Books, New York, 2021 (del së shpejti). Lulaj është themelues dhe bashkëdrejtues i DebatikCenter of Contemporary Art, me qendër në Tiranë (www.debatikcenter.net). (Fotografia: Ergys Zhabjaku)

Nigel Gavus (1992, Graz), është regjisor dhe artist i pavarur. Ai studioi kinomatografi në Filmschool – Friedl Kubelka dhe në Akademinë e Arteve të Bukura, në Vjenë, në departamentin e videos dhe videoinstalacionit. Në veprën e tij ai merret me kohën, kujtesën, identitetin dhe marrëdhënien midis poezisë dhe kinemasë. Aktualisht jeton dhe punon në Vjenë.

Kurt Poeschl është antropolog vizual. Ai përqendrohet në marrëdhënien e individit, politikës dhe vendodhjes. Ai u diplomua nga Universiteti Princeton, Universiteti Rutgers dhe Universiteti Karl-Franzens. Hulumtimi i tij sillet rreth koncepteve mbi solidaritetin, identitetin dhe pronësinë, duke ngritur pyetje si: Si angazhohen njerëzit në nismat e lagjes dhe negociojnë ndikimet/efektet e menjëhershme dhe afatgjata mbi poliikat e qytetit, mjedisit dhe planifikimit urban në rutinën e përditshme? A është formimi i një komuniteti të zëshëm nga poshtë-lart për pretendime, që padashje po e shndërron/nocionin “pjesëmarrjen” si thirrje, ku njerëzit të qeverisin vetveten dhe kështu t’i shërbejnë një koncepti imagjinar politik nga lart-poshtë? Kurt ka kryer kërkime etnografike mbi politikën e kujtesës, harrimit dhe arteve në hapësirën publike, në rrjetet e paligjshme transnacionale të artistëve të rrugës (AUT & SLO), mbi ndarjen hapësinore të një komuniteti rom (HUN), shkurt-bashkëfajësi e përhershme dhe e padukshme në transportin publik (SHBA), dhe në proçeset e rinovimit urban dhe përjashtimin e detyruar të njerëzve nga infrastruktura kritike në Kili. Me një fokus në etnografinë shqisore, Kurt aktualisht po përfundon filmin e tezës në Georg-August Universität, Göttingen, i cili heton krijimin e artit komunal për të luftuar tkurrjen urbane.



