Thirrje e Hapur për Çmimin Ardhje 2021
Afati i fundit: 15 qershor 2021
Dërgoni aplikimin tuaj direkt në :
zetagaleri@gmail.com
Çmimi Ardhje organizohet nga Qendra Zeta dhe mbështetur nga Ministria e Kulturës e Shqipërisë dhe Fondacioni : The Trust for Mutual Understanding, NY.
Fituesi do të marrë pjesë në një qëndrim dy mujor në New York në Residence Unlimited në 2022.
Kriteret e Aplikimit :
Kjo thirrje e hapur është për artistë vizualë nga Shqipëria deri në 35 vjeç, të cilët janë aktivë në skenën e artit bashkëkohor në Shqipëri, si dhe atë ndërkombëtare, prej së paku 3 vjet.
Mund të aplikojnë artistë të cilët punojnë në të gjitha gjinitë e artit pamor, që përfshin pikturë, skulpturë, grafikë, vizatim, instalacion, fotografi, video, mediumet e reja dhe performancë.
Kandidati që jeton jashtë vendit duhet të jetë pjesë e komunitetit artistik dhe të ketë ekspozuar rregullisht në vend gjatë tre viteve të fundit.
Njohja e gjuhës angleze është e nevojshme në mënyrë që të merrni pjesë me sukses në programin e qëndrimit në NYC dhe të jeni në gjendje të komunikoni me profesionistë të artit.
Të gjitha informacionet mund t’i gjeni në: