FONDI I NDIHMËS I PCF PËR PROGRAMIN E ARTISTËVE NË REZIDENCË TË T.I.C.A.

Për të përballuar situatën e vështirë të krijuar në sektorin e kulturës nga përhapja e virusit Covid-19, Prince Claus Fund ka ofruar një fond ndihme që mundëson vazhdimin e aktivitetit për TICA – Tirana Institute of Contemporary Art në mbështetje të artistëve dhe skenës së artit shqiptar.

Rezidencë në Vendndodhje

Gjendja e krijuar nga përhapja e Covid-19 ka patur një ndikim të fortë mbi programin e rezidencave, duke sjellë dhe ndërprerjen e aktivitetit të T.I.C.A. Fondi i Ndihmës nga PCF i rijep jetë programit duke kthyer vëmendjen tërësisht ndaj skenës vendase. T.I.C.A. ristrukturon programin e rezidencave si më poshtë:

  • AIRLAB bëhet RnV – Rezidencë në Vendndodhje.
  • Programi mbështet tetë artistë në dialog me katër kuratorë dhe zbatohet në bashkëpunim me tre iniciativa të pamvarura, Art House në Shkodër, Galeria e Bregdetit, në Vlorë dhe Zeta Center, në Tiranë.
  • Artistët e dhe kuratorët e përzgjedhur janë:

Xhulian MillajElsaida Musiq dhe Elsamina Musiq në dialog me Adrian Pacin, në Art House.

Vangjush Vellahu dhe Niku Alex Mucaj në dialog me Elian Stefën, në Galerinë e Bregdetit.

Irma Libohova në dialog me Endri Danin dhe Mikaela Mingën. Rosella Pellicioti sëbashku me Fjorald Docin në dialog me Stefano Romano, në Qendrën Zeta.

Duke zbatuar principin e Rezidencës në VendndodhjeT.I.C.A. anashkalon pamundësinë për të udhëtuar dhe ofron mbështetje aty ku iniciativat dhe artistët kanë vendndodhjen dhe veprimtarinë e tyre, duke mbuluar territorin e vendit nga veriu në jug.