Prezantim Libri — Resistance

Me kontributin e Lori Lako, Fatlum Doçi, Edona Kryeziu, Nina Galiç, Darko Vukiç, Nikola Slavevski, Natasha Nedelkova, Lindita Komani, Edmond Budina, Ervin Goci, Ergin Zaloshnja, Pleurad Xhafa, Gentian Shkurti, Stefano Romano, Luçjan Bedeni, HAVEIT, Leonard Qylafi, Fatmira Nikolli, Jonida Gashi, Blerta Hoçia, Marko Stamenkoviç.

Katalogu me titull “RESISTANCE” vjen si produkt i residencës rajonale në Tiranë, mbajtur në periudhën mars – qershor 2020, e cila u zbatua virtualisht si pasojë e përballjes me sfidën e madhe globale, COVID-19 dhe i ekspozitës HETEROTOPIAS OF REZISTANCE, kuruar nga Blerta Hoçia.

Ky projekt u organizua nga ZETA Qendër për Artin Bashëkohor, në Tiranë dhe u mbështet nga Fondi Zviceran i Kulturës në Shqipëri (SCFA), një projekt ky i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).

Artistët pjesëmarrës në program dhe lektorët e ftuar dhanë një kontribut intelektual cilësor përmes shkëmbimit të ideve, prodhimit të veprave të artit, nënvizimit të rëndësisë së kundërshtimit, revoltimit dhe rrefuzimit ndaj cilësdo status-quo apo privilegje të përdorura në kundërveprim ndaj potencialeve zhvillimore të një shoqërie në tranzicion. Konteksti gjeografik, që ky projekt pretendoi të diagnostifikojë, rezultoi të jetë gjithnjë e më toksik sidomos gjatë dekadës së fundit (2010-2020), duke ekspozuar anën e errët të qeverisjeve politike nën “petk demokratik”, ku në mënyrë dramatike anojnë drejt regjimeve autokratike dhe stimulojnë disbalancë sociale.

Shtator 2020
23×14.5 cm, 215 faqe, 109 4c, Anglisht
ISBN 978-9928-4632-0-3

BOTUES
ZETA Qendër për Artin Bashëkohor, Tirana, Albania

DIZAJNI
Endri Dani

MBESHTETUR
Fondi Zviceran i Kulturës në Shqipëri (SCFA)
Agjensia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC)