Çmimi ARDHJE 2020 — artistët finalistë

Ne jemi të lumtur të shpallim listën e artistëve të përzgjedhur për edicionin e 12-të të Çmimit ARDHJE 2020 :

Bib Frrokaj (Lezhë, 1992)
Lori Lako (Pogradec, 1991)
Floida Skraqi (Lushnje, 1989)
Vangjush Vellahu (Pogradec, 1987)


Artistët e përzgjedhur do të krijojnë vepra të reja për në ekspozitën finale, në Galerinë Zeta, në Tiranë. Çmimi do të jepet në hapjen e ceremonisë në nëntor 2020.

Edicioni i 12-të i Çmimit ARDHJE 2020, për artistët e rinj mundësohet falë gjenerozitetit të fondacionit Trust for Mutual Understanding dhe Residency Unlimited në New York. Dy institucionet e lartpërmendura ndihmuan në pasjen e një buxheti dedikuar prodhimit të veprave për artistët finalist; prezencën e dy anëtarëve ndërkombëtar të jurisë dhe aktivizimin e një kuratori vendas që do të punojë ngushtësisht me katër artistët deri në prezantimin e projekteve të tyre në ekspozitë.

Sjellim në kujtesë që Çmimi ARDHJE është iniciuar në vitin 2005, nga TICA – Tirana Institute of Contemporary Art dhe u bë pjesë e rrjetit rajonal Young Visual Artists Award në Evropën Qendrore dhe Juglindore, në vitin 2007. Në jetëgjatësinë e tij, ky çmim ka gjetur përgjithësisht mbështetje finaciare nga institucione ndërkombëtare dhe dashamirësi nga skena e pavarur vendase.

Njihuni me finalistët e Çmimit ARDHJE 2020!

BIB FRROKAJ lindi në Lezhë në vitin 1992. Frrokaj ka ndjekur studimet në Universitetin e Arteve në Tiranë (2014 – 2016); Universitetin L. Gurakuqi, Shkodër (2011 – 2014). Aktualisht jeton e punon në Lezhë.

Veprat e tij janë ekspozuar në Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, Shkodër–Shqipëri (2019 – 2020); Galeria FAB, Tiranë–Shqipëri (2019); Galeria e Arteve, Shkodër–Shqipëri, (Finalist i Çmimit Idromeno), Edicioni i 5-të (2017), Shkodër–Shqipëri; ‘View on my Neighbour’, Galeria e Institutit Francez në Beograd–Serbi dhe në Pertovic Krusovci Palace, Podgoricë–Mali i Zi (2017); ‘World Biennial Exhibition of Student Photography’, Serbi (2015); ‘Retro Time’, Galeria e Arteve të Pogradecit, Shqipëri (2015); ‘Bienalja e Vizatimit’, Ferizaj–Kosovë (2016, 2014); ‘Ditët e Kulturës’, Ferizaj–Kosovë (2015) ndër të tjera.

Lori LAKO (1991, Pogradec, Shqipëri) jeton dhe punon në Itali. Ajo u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Firence dhe gjithashtu ndoqi MA në Akademie der Bildenden Künste në Mynih.

Përmes punës së saj, kryesisht të lidhur me internetin dhe mediat dixhitale, ajo reflekton mbi gjendjen post-moderne të njerëzimit, të klasifikuar nga imazhe dhe mesazhe që pengojnë dekodimin e botës, kujtesën historike dhe dëgjimin e vetvetes.

Veprat e saj janë ekspozuar në: Museo Novecento Firence–Italy (2020); ZETA Contemporary Art Center, Tiranë–Shqipëri (2020); Villa Reale, Monza–Itali (2019); Espace Témoin, Gjenevë–Zvicër (2019); Lo schermo dell’Arte, Firence–Itali (2019); Casa Testori, Milano–Itali (2019); Manifattura Tabacchi, Firence–Itali (2019); Terzopiano Arte Contemporanea, Lucca–Itali (2019); Art House, Shkodër–Shqipëri (2019); Galeria e Artit, Shkodër–Shqipëri (2018); CENTRO PECCI, Prato–Itali (2017) dhe Tirana Art Lab, Tiranë–Shqipëri (2016) ndër të tjera.

Floida SKRAQI (1989, Lushnje, Shqipëri) jeton dhe punon në Itali. Ajo u diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura Brera, në Milano–Itali (2015).

Puna e saj është e lidhur kryesisht në çështje sociale dhe kulturore dhe realizohet përmes praktikave të ndryshme si performanca, video dhe fotografia.

Veprat e saj janë ekspozuar në: Espace Moss, Bruksel–Belgjikë (2019); Muzeu Macro, Romë–Itali (2019); Festivali Filmit Queer, Bruksel–Belgjikë (2018); Cunst-link, Bruksel–Belgjikë (2018); Sofia Underground – Festivali Ndërkombëtar i Artit të Performancës, Sofje–Bullgari (2018); Millennium Iconoclast Museum of Art, Bruksel–Belgjikë (2018); CIAC Centro Italiano Arte Contemporanea, Foligno–Itali (2017); Bienalja e 18 e Mesdheut për Artistët e Rinj, Projekt Paralel, Tiranë–Shqipëri (2017); Festivali i Performancës, Fylkingen, Stockholm–Suedi (2016); Giardini di Pietra, Parco delle Cursi, Lecce–Itali (2016); Bienalja e 17 e Mesdheut për Artistët e Rinj, Fabbrica del Vapore, Milan–Itali (2015) dhe Muzeu i Dëshmisë dhe Kujtesës, Shkodër–Shqipëri (2015), ndër të tjera.

Vangjush VELLAHU (1987, Pogradec, Shqipëri), jeton the punon ndërmjet Pogradecit dhe Berlinit. Ai u diplomua në Universitetin Kombëtar të Arteve, Bukuresht–Rumani dhe MA, në Universitetin e Arteve Muthesius, Këln–Gjermani (2016).

Në punën e tij ai është i interesuar te udhëtimi, si një medium, për të mbledhur dhe treguar histori. Punët e tij ndërthurin historitë urbane të njësive, që nga një pikëpamje ideologjike dhe politike mbesin në kufijtë anësorë të njohjes. Udhëtimet e tia shpesh marrin formën e rikonfigurimeve në formë ditari, të cilat përpiqen të ripërcaktojnë kuptimin popullor të asaj që përfaqësojnë kufijtë ose territoret sot.

Veprat e VELLAHUT janë ekspozuar në: Muzeu i Artit Modern dhe Bashkëkohor, Rijeka–Kroaci (2019); Kunstquartier Bethanien, Berlin–Gjermani (2019); Škuc Galeri, Ljubljanë–Slloveni (2019); Tranzit, Kluzh–Rumani (2019); Hestia Art Residency & Exhibitions Bureau, Beograd–Serbi (2018); Alert Studio, Bukuresht–Rumani (2018); Hamburger Bahnhof – Museu i Artit Bashkëkohor, Berlin–Gjermani (2018); Arthur Boskamp Stiftung, Hohenlockstedt–Gjermani (2018); Muzeu i Artit Bashkekohor, Acri–Itali (2018); Onufri XXIII , Galeria Kombëtare, Tiranë–Shqipëri (2017); Bienalja 18 e Mesdheut për Artistët e Rinj, Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë–Shqipëri (2017); Galeria Kombëtare, Pragë–Çeki (2016); Muzeu i Fladernbunker, Kiel–Gjermani (2016); Qendra e Artit ‘Victoria’, Bukuresht–Rumani (2016); Atelierhaus im Anscharpark-Haus 8, Kiel–Gjermani (2016); Brunswiker Pavillion, Kiel–Gjermani (2015) dhe Anscharpark-Haus 8, Kiel–Gjermani (2015) ndër të tjera.

Njihuni me jurinë e Çmimit ARDHJE 2020!

Christiane KADA ka lindur në Graz (1966). Ka studjuar Histori Arti në Graz. Pas intership-it në Neue Galerie (1989-1992), ajo u emërua drejtoreshë e koleksionit të ‘Neue Galerie’ (1992-1997) dhe më pas punoi në marrëdhënie me publikun për Universalmuseum Joanneum (1997 – 2000) dhe në merrëdhëniet me publikun për governatorin e rajonit Waltraud Klasnic (2000-2005). Nga viti 2006 ajo punon në departamentin e kulturës, për buxhetë dedikuar artistëve të të gjitha disiplinave, nga rajoni i Styria-s. Nga viti 2012, Kada punon në zhvillimin dhe promovimin e programeve për rezidenca ndërkombëtare për artistët nga rajoni i Styria-s dhe artistëve ndërkombëtar të të gjitha disiplinave, gjithashtu është aktive si kuratore e pavarur. Kada është anëtare e komitetit këshillëdhënës për restaurimin e varrezave hebraike në Austri, anëtare e komisionit të artit të Dioqezës së Graz-Seckaue si dhe anëtare e komitetit këshillimor për trashëgiminë kulturore jomateriale në komisionin Austriak të UNESCO-s.

Leonard QYLAFI (1980, Korçë, Shqipëri) jeton dhe punon në Tiranë. Ka studiuar pikturë në Universitetin e Arteve të Tiranës. Krijimtaria e tij është thellësisht e lidhur me përvojën e tij personale dhe kërkimin meditativ të bazuar mbi materiale (si libra, filma ose dokumente fotografike). Piktura, video dhe fotografia e tij janë hetime të proçeseve që formësojnë narativën e ngjarjeve në vendlindjen e tij si reflektime subjektive mbi natyrën e imazheve. Ai përfaqësoi Shqipërinë në Ekspozitën e 57-të Ndërkombëtare të Artit, La Biennale di Venezia (2017) dhe ishte fituesi në vitin 2008 i Çmimit ARDHJE. Ai mori pjesë në programe ndërkombëtare për rezidencash e artistike si: NIFCA – Instituti Nordik i Artit Bashkëkohor, Helsinki (2005-2006); T.I.C.A – Instituti i Artit Bashkëkohor, Tiranë (2007); Kulturkontakt Austria, Vjenë (2008) dhe ISCP, New York (2009). Ndër ekspozitat e tij personale mund të përmendim: “Occurrence in Present Tense”, La Biennale di Venezia – Pavioni Shqiptar (2017); “Imazheri”, Galeria Zeta, Tiranë (2016); “Muzeu i Natyrës”, Galeria Zeta, Tiranë (2013). Ndër ekspozitat e tij në grup, mund të përmendim: Muzeu NiMAC, Nikosia (2018); Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë (2017); MuCEM, Marsejë (2016); Fondacioni Izolyatsia, Kiev (2016); Muzeu i Qytetit, Beograd (2014); Künstlerhaus Bethanien, Berlin (2012); Kunst Raum Riehen, Basel (2012); Qendra MODEM për Artin Modern dhe Bashkëkohor, Debrecen (2011), Bienalja Ndërkombëtare e Artit Bashkëkohor, Tiranë (2009) dhe BJCM – Bienale XIII e Artistëve të Rinj nga Evropa dhe Mesdheu, Pulia (2008). 

Francesca ALTAMURA është kuratore dhe organizatore eventesh kulturore në Nju Jork. Ajo së fundmi u emërua kuratore e Bienales VII Ndërkombëtare të Moskës për Artistët e Rinj, së bashku me Lizaveta Matveeva, ku ato do të debutojnë në një ekspozitë tërësisht dixhitale, “Unë nuk e di nëse Toka po rrotullohet apo jo …”. Në 2021, ato do të kurojnë një ekspozitë në grup së bashku në Haus N, Athinë, Greqi. Në vitin 2019, ajo bashkë-kuroi “Diedrick Brackens: i dashur hyjnor” me Margot Norton, për “New Museum” në New York; ekspozita do të udhëtojë në Muzeun e Artit Blanton, Teksas, në vitin 2021. Në “New Museum”, ajo gjithashtu kuroi prezantime publike për Randa Maroufi (2020), Sydney Shen (2019) Ahaad Alamoudi (2019) dhe ka ndihmuar në ekspozitat e artistëve duke përfshirë Peter Saul, Daiga Grantina, Hans Haacke, Lubaina Himid, Marta Minujín, Nari Ward, Sarah Lucas, Thomas Bayrle dhe John Akomfrah. Ajo ka kuruar ekspozitat, si kuratore e pavarur, në The Carillon Gallery, Tarrant Community College South Campus, Fort Worth, Texas (2019), LADRÓNgalería, México City, México (2017) dhe The Government Art Collection, London, UK (2016). Ajo gjithashtu ka kontribuar në ekspozitat në grup “Nxehtësia e Diellit Tjetër: Tregime të Zhvendosjes Globale” (Koleksioni Phillips, Uashington DC), “Lumi i dyfishtë: (Muzeu Benaki, Athinë), “Ditët e çuditshme: Kujtimet e së Ardhmes ”(The Store X, Londër) dhe Trienalen e “New Museum Triennial” 2018:“ Këngë për Sabotim”. Altamura mban një MPJ në kurim nga Goldsmiths, Universiteti i Londrës.