Orpheus nga Margaret Atwood, Teatri Kombëtar i Shqipërisë 2019
Me artistët:
Peter KUTIN, Pleurad XHAFA dhe Sandra WOLLNER
Ditën e premte 25 tetor 2019
Ora 19.00
TICA – Instituti i Artit Bashkëkohor, Tiranë, në bashkëpunim me Qendrën ZETA prezantojnë ekspozitën përmbyllëse të programit të rezidencave për artistë, periudha e vjeshtës. Artistët pjesëmarrës, Peter KUTIN, Pleurad XHAFA dhe Sandra WOLLNER kanë zhvilluar kërkimet e tyre artistike përgjatë një periudhë dy-mujore. Ekspozita paraqet proçesin dhe disa rezultate të këtyre kërkimeve.
Ekspozita AIRLAB Vjeshtë 2019, u organizua nga TICA në bashkëpunim me ZETA, Qendër për Artin Bashkëkohor dhe u mbështetet nga Land Steiermark – A9 Kultura, Europa, Außenbeziehungen..
Rreth artistëve:
Peter KUTIN (AT) është një artist multidisiplinor, që jeton në Vjenë.
Punët e tij janë realizuar, shfaqur, porositur dhe ekspozuar në festivale të ndryshme në të gjithë botën. Ai ka shkruar muzikë për film, shfaqje, teatër, vallëzim bashkëkohor dhe instalime. Për kompozimin e Desert Bloom, ai bashkëpunoi me kompozitoren gjermane, Christina Kubisch dhe bashkëpunëtorin e tij, Florian Kindlinger, ku morën edhe çmimin Karl Szucka, në vitin 2016. Në vitin 2019, instrumenti i tij kinetik Torso mori medaljen e artë, në Festivalin Ars-electronica. Ai interpretoi në Festivale të tilla si LUFF, 2daysArt, Cafe Oto, Donaufestival, Donaueschinger Musiktage, Darmstädter Musikferienkurse, Impulstanz, Heart-of-Noise, Konfrontationen Nickelsdorf, Wels Unlimited, Transart Bozen, Elevate, SAT Montreal, Tsopo Samo Zagreb, Klubi i Kontrollit Bukuresht, Destroy Vancouver, FNC Montreal, e të tjera.
Pleurad XHAFA ka lindur në vitin 1984 në Lushnjë. Pas përfundimit të studimeve të larta në Akademinë e Arteve të Bukura të Bolonjës (Accademia di Belle Arti di Bologna), në vitin 2012 ai kthehet në Shqipëri, ku vijon të zhvillojë projekte që hulumtojnë efektet e prodhuara nga eksperimentet e politikave neoliberale. Puna e tij kërkimore dhe kritike vjen si rezultat i një praktike post – konceptuale, e cila vepron mbi një bazë dokumentuese për t’u raportuar më pas vizualisht dhe politikisht me kulturën e kohës sonë. Xhafa ështe fituesi çmimit “Ardhje 2014”. Punët e tij kanë qenë pjesë e një sërë festivalesh filmi dhe ekspozitash ndërkombëtare si: Alternative Film/Video Festival (Beograd, 2018); Les Rencontres Internationales (Paris/Berlin, 2015-16), Teatri i Gjelbërimit (Galeria FAB, Tiranë, 2016), Shame on you, Celje (2015), Bienalja e VI e Berlinit (2010), Bienalja e IV e Tiranës (2009), Çmimi “Onufri” XIV (GKA, Tiranë, 2008). Xhafa është një nga themeluesit e DebatikCenter of Contemporary Art (www.debatikcenter.net).
Sandra WOLLNER ka lindur më 1983 në Styria, Austri. Gjatë studimit të saj për teater, film dhe shkencat e mediave, në Universitetin e Vjenës, Sandra filloi të punonte si Redaktore dhe Regjisore në formate të ndryshme. Më vonë ajo u drejtua në postproduction në një kompani Vjeneze ndërsa filloi të punojë për filmat e saj të parë.
2012 ajo filloi të studiojë për regji në Filmakademie Baden-Württemberg.
“THE IMPOSSIBLE PICTURE”, është prodhimi I saj I pare, një projekt i saj tre vjeçar me metrazh të shkurtër, që flet për një familje Vjeneze në vitet ’50, duke fituar çmime në të gjithë botën: Çmimi i Shoqatës Gjermane të Kritikëve, 2018; “Förderpreis für Filmkunst” nga Galeria Kombëtare 2017; Çmimin e Debutitimit Ndërkombëtar, Ingmar Bergman, në Gothenburg, Suedi. Prodhimi I saj i dytë është “THE TROUBLE WITH BEING BORN”, I cili është në prodhim sipër.