Fani Zguro
2-16 Korrik 2019
Hapja 2 korrik 2019, ora 20:00
Të shkruash është punë. Punë e përditëshme. Punë me mëditje!
ZETA – Contemporary Art Centre, prezanton projektin solo nga Fani Zguro, “Writing Jobs”.
Ky projekt konsiston në një seri instalacionesh, ku fraza të shkëputura nga vëllimi me tregime “Zoti Dosti” (Fani Zguro 2010) realizohen në dimensione dhe teknika të ndryshme. “Writing Jobs” fillon që në vitin 2001, me realizimin e një serie në formën e slloganeve, të cilat instaloheshin në hapësira urbane. Më vonë projekti prezantohet në AUP E-Flux, 2014-2016, kuruar nga Hans Ulrich Obrist , Julia Peyton-Jones, Julieta Aranda dhe Anton Vidokle. Në vitin 2017, në Art Thessaloniki dhe Onufri Prize. Një version i ri i “Writing Jobs” është komisionuar në vitin 2013 nga Biennale 13 e Cairos. Në Zeta , “Writing Jobs” prezantohet me një strukturë të re, ku plasmasë të tejdukshëm instalohen në mur dhe mbi to shkruhen me spray (ngjyrë e kuqe) frazat e shkëputura nga “Zoti Dosti”, në kontekst grafiti (praktikë që është përdorur për herë të parë tek projekti “Here” 2018).
Fani Zguro ka lindur më 1977, në Tiranë. Jeton dhe punon në Milano. Zguro është diplomuar në Accademia delle Belle Arti di Brera, në Milano (1998-2007); në 2007 është fituesi i Çmimit Onufri nga Galeria Kombëtare e Arteve në Tiranë; në 2016, fitues i Çmimit Mulliqi, nga Galeria e Arteve në Prishtinë dhe Best Video-Art nga TIFF Tirana. Zguro ka qenë pjesë e programit AiR 2017, në Q21, Museums Quartier në Vienë. Punët e tij janë shfaqur gjithashtu në Haus der Kulturen der Welt Berlin, National Museum of Contemporary Art Bucharest, Musée des Civilisations de l’Europe et de la Mediterranée Marseille, Photo Museum Braunschweig, 2nd Tirana Biennale, 3rd Mardin Biennial, 4th Young Artists Biennial of Bucharest, 6th Çanakkale Biennial, 13th Cairo Biennale, Belvedere 21 – Museum für zeitgenössische Kunst Vienna, Ludwig Museum Budapest, Palais Populaire Berlin, New York Public Library dhe Centre Pompidou Paris.