Zeta, Traavik Info dhe Bashkia Gjirokastër
Prezantojnë premierën Botërore
GARDIANËT E PARAJSËS- Njeriu dhe populli në Korenë e Veriut
një instalacion fotografik nga Traavik.info
Në Shtëpinë e Kadaresë, Gjirokastër
ditën e martë 11 qershor 2019, ora 18.30.
Premierë teatrale në Shqipëri të dokumentarit hit ndërkombëtar rreth koncertit të parë rok (dhe me shumë mundësi të vetmit) në Korenë e Veriut. Në Skenën e festivalit të Kalasësë së Gjirokastrës, në orën 20.30
Projeksion i dytë do të zhvillohet tek salla e kinemasë të Qëndrës kulturore Musine Kokalari
Të mërkurën 12 qershor, ora 18:00,
e ndjekur nga një bashkëbisedim me regjizorin Morten Traavik, fotografin Jørund F. Pedersen dhe përfaqësuesin e Laibach, Ivan Novak.
GARDIANËT E PARAJSËS- Njeriu dhe populli në Korenë e Veriut
një instalacion fotografik nga Traavik.info
Totalitarizmi nuk është vetëm ferri, por edhe ëndrra e parajsës. Dramë e vjetër e një bote ku të gjithë do të jetonin në harmoni, të bashkuar nga një vullnet dhe besim i vetëm i përbashkët, pa sekrete nga njëri-tjetri.
Nëse totalitarizmi nuk do t’i shfrytëzonte këto arketipe, të cilat janë thellë brenda të gjithëve nesh dhe të rrënjosura thellë brenda në të gjitha fetë, kurrë nuk mund të tërhiqte aq shumë njerëz, sidomos gjatë fazave të herëshme të ekzistencës së tij. Sapo ëndrra e parajsës fillon të kthehet në realitet, megjithatë, aty-këtu, njerëzit fillojnë të shfaqin pengesa në këtë rrugëtim, dhe kështu udhëheqësit e parajsës duhet të ndërtojnë një gulag të vogël në anash Edenit. Me kalimin e kohës, ky gulag bëhet gjithnjë më i madh dhe më i përsosur, ndërsa parajsa fqinje bëhet gjithnjë e më e vogël dhe më e varfër.
-Milan Kundera, Libri i të qeshurës dhe harresës
Ne, stafi i ekspozitës ‘Gardianët e Parajsës’, e gjetëm veçanërisht me vend organizimin e premierës botërore të kësaj ekspozite në Gjirokastër, djepin e shumë ëndrrave të ndryshme të parajsës. Ky qytet, pjesë e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s është vendlindja jo vetëm e babait që themeloi Republikën Popullore Socialiste të Shqipërisë, diktatorit a vita Enver Hoxha, por, dhe jo më pak e rëndësishme, shkrimtarit më të famshëm shqipëtar, Ismail Kadare. Ai vetë duke ecur në tehun e briskut midis bashkëpunimit dhe disidencës, krijimit dhe censurës në shtetin më totalitar dhe të izoluar të Europës. Shumë nga historitë e shkruara prej tij në «Kronikë në Gur » dhe «Darka e Gabuar», ndodhin në Gjirokastër.
Është shenjë dalluese e çdo të vërtete të thellë që mohimi i saj është gjithashtu një e vërtetë e thellë. Niels Bohr, fizikant bërthamor dhe fitues i Çmimit Nobel
DITA E ÇLIRIMIT, dokumentar muzikor ndërkombëtar, nga Morten Traavik (Norvegji) dhe Ugis Olte (Latvia). Filmi ndjek të vetë-emëruarit “inxhinierët e shpirtrave njerëzorë”, provokatorët e art-rock LAIBACH (Slloveni) në Korenë e Veriut, në vitin 2015, me rastin e “vendit më të mbyllur në botë”, duke festuar 70 vjetorin e çlirimit nga sundimi kolonial japonez.
ZBULO ME SHUME:
Regjizori i “Ditës së Çlirimit” flet për Korenë e Veriut, bojkotin, ‘totalkunst’ dhe Jugosllavinë (Intervistë për Kosovën 2.0, gusht 2017)
Ju mirëpresim në vendlindjen e poetëve dhe diktatorëve, në vendin e shqiponjave.
Ky program u mundësua nga: Arts Council Norway, Bashkia Gjirokastër dhe Ministria e Kulturës.