An Paenhuysen | SI MUND TË SHKRUAJ MBI ARTIN BASHKËKOHOR?

Tetori Gjerman 2018

E SHTUNË, 27 TETOR 2018

11:00 – 17:00

An Paenhuysen

SI MUND TË SHKRUAJ MBI ARTIN BASHKËKOHOR?

 

Kritika e artit nuk është një zhanër i përcaktuar. Mund të përkufizohet si gazetari, reportazh, por mund të shkruhet edhe në stilin e një ditari personal, si një ese, në formë akademike, apo edhe si një trillim. Në rastin më të mirë, ajo shpaloset përtej veprës së artit në filozofi. Në këtë kurs, An Paenhuysen do të prezantojë kritikën e artit si media e përzier, nga shkrimet në blogje deri tek instagrami. Pjesëmarrësit do të merren në mënyrë praktike me shkrimin dhe reflektimin si dhe do të zhvillojnë ushtrime që ndihmojnë në zhvillimin e imagjinatës dhe aftësive.

Regjistrimi i pjesëmarrjes në këtë Workshop është i mundur përmes Galerisë Zeta.

E-mail: zetagaleri@gmail.com

 

Falënderime të përzemërta Ambasadës Gjermane në Shqipëri.