Wolfgang Müller | DORISI VDEKJEPRURËSE

Tetori Gjerman 2018

E PREMTE, 26 TETOR 2018

20:00 – 23:00

Wolfgang Müller

DORISI VDEKJEPRURËSE – UN-MUSICAL, NO-MUSICAL DHE EXTRA-MUSICAL

 

Në librin e tij “Subkultura e Berlinit Perëndimor 1979 – 1989”, të publikuar në vitin 2013, artisti Wolfgang Müller tregon historinë e subkulturës muzikore, pjesë e së cilës është edhe ai me grupin e tij muzikor postpunk “Dorisi vdekjeprurëse”. Libri tregon një kaleidoskop të historive dhe shumë shpejt u kthye një një bestseller. Në vitin 2017 u publikuan në një edicion arti videoperformanca dhe koncerte të “Dorisit vdekjeprurëse”. Krahas shfaqjes së videove, Wolfgang Müller dhe kuratorja An Paenhuysen, e cila është specializuar për subkulturën berlinoperëndimore të viteve 1980, do të diskutojnë me njohësit e skenës së artit shqiptar rreth “diletantizmit gjenial” të viteve ’80, rrënjëve të tij në dadaizmin e viteve 1920 dhe rëndësinë e sotme të tij në skenën artistike në Gjermani, Shqipëri dhe vende të tjera.

Falënderime të përzemërta Ambasadës Gjermane në Shqipëri.