Stefano ROMANO | RGB

RGB

Një ekspozitë nga Stefano Romano

Akronimi RGB përshkruan një model ngjyrash të llojit adiktiv ku e kuqja (red) e gjelbra (green) dhe bluja (blue) të përziera së bashku krijojnë ngjyrat e tjera. RGB është gjithashtu model referimi për riprodhimin e imazheve video dhe është zgjedhur si titulli i ekspozitës pikërisht për shkak të lidhjes me të dyja veprat e prezantuara; seria e videove “poems” – nga e cila janë ekspozuar gjashtë videot e para të bëra deri më sot nga artisti – dhe seria e pikturave monokrom “monochromes” prej letre pambuku me stilolapsa të kuq, të gjelbër, blu dhe të zezë.

Stefano Romano (Itali, 1975), jeton dhe punon në Shqipëri.

Romano punon në fushën proçesuale, përmes performancave, instalacioneve, video dhe punimeve fotografike. Realizon aksione të përkohëshme, diasporike, të një akti estetik që nuk mund të neglizhojë më kërkesat konfliktuale të realitetit shoqëror. Puna e tij fokusohet në kërkimin e identitetit dhe kontradiktave që ky kërkim gjeneron. Veprat e Romano-s janë prezantuar në ekspozita kombëtare dhe ndërkombëtare, si: Stamp Gallery (College Park, Maryland ShBA); BACO arte contemporanea (Bergamo, Itali); Artopia Gallery (Milano, Itali); Careof (Milano, Itali); Placentia Arte (Piacenza, Itali); GAMeC area Palestra, (Bergamo, Itali); Galleria Alice&altri lavori in corso (Romë, Itali); Macro Future (Romë Itali); GC.AC (Monfalkone, Goricia, Itali); Neon campo base (Bologna, Itali); Triennale (Milano, Itali); Chelsea Art Museum (New York, ShBA); Tirana Bienale3 (Tiranë, Shqipëri); The Yugoslav Biennial of Young Artist, Centre for Contemporary Arts (Vrsac/Belgrade Serbia dhe Mali i Zi).

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje