Demiurge
I thought of you so hard
8 – 18 qershor, 2016
Veprat që ekspozon Blerta Hoçia në dukje si daguerreotype të kohës së regjistrimeve të para të imazheve, duken sikur vijnë nga shek. XIX. Por autorja mbase nuk motivohet nga nostalgjia për zanafillën e fotografisë, sa mëton reflektimin e raportit të fotografisë dhe artit. Sepse aq sa janë fotografi, punët e saja janë thuajse edhe piktura bardh e zi.
Fotografia që dikur perceptohej si medium që rrezikon pikturën, qëmoti nuk shikohet si një rival përmbysës. Përkundrazi, arti conceptual ua ka dhënë larine artistëve që të shprehin lirshëm idetë dhe emocionet e tyrenë çdo medium që u përshtatet.Vetëm se rritja marramendëse e sasisë së artefakteve dhe fotografive, dhe sidomos kjo e dyta, shtron pyetjen e njohjes se çka është art dhe çka shk art në shumësinë e imazheve që përbëjnë godinën e arteve pamore bashkëkohore.
Gjithë prezenca në rritje e fotografisë në botën e sotme është bërë megastrukturë. Shtrirja është aq e madhe(nga ambijentet jetësore deri tek imazhet e sipërfaqes së Marsit dhe mikrostrukturat kristalore të një fjolle dëbore…)saqë ballafaqohemi me fenomenin e stërngopjes me imazhe. Në këtë shumësi vështirë se të zgjohet malli për artin.
Pikënisja e Blerta Hoçias mund të jetë reagimi ndaj këtij ekspandimi marramendës e ngopës. Ajo eksploron një shteg tjetër, jo të shtrirjes, por të rrudhjes, implozionit, lëvizjes së brendshmi drejt momenteve që strukturojnë fotografinë e që një kohësisht janë edhe instance lirie dhe autorësie: moment I Shkrepjes kur mendja dhe syri zgjedh inobjektin, kohën, rrethanat, blendën, dritën, këndin etj.; moment I Zhvillimit të imazhit në dhomën e errët kur mund të rimanipulohet larja në përmasat që e deformojnë, ristrukturojnë ose edhe fshehin dhe zhdukin imazhin bazë.
Shtegu i përshkruar nuk është i pashkelur në mjeshtërinë e fotografisë dhe në art sepse janë bërë eksperimente të ndryshme që ia dredhin aparatit dhe procesit kimik të larjes së fotografive. Blerta Hoçia e kalon këtë shteg për ta demonstruar një qasje autoriale; ajo e realizon këtë perms filtrimit të trajtave efemere dhe dytësore, nga ato që izgjedh dhe thekson si trajta kyçe dhe domethënëse të imazhit. Procedimi në instancën e pare duket si dekonstruktim, ndërkaq që mëpastaj merr kahjen konstruktive duke nxjerr në pah raportet thelbësore të dritë hijeve Brenda imazhit. Në shumicën e punëve nga këto intervenimet gati që nuk dallohen fare motivet parësore. Vetëm me shikim të koncentruar mund të shohim ca gjymtyra njerëzore, ndonjë fytyrë apo sy, rrallëherë pjesë peisazhesh, detaje degësh dhe lulesh kopshti…
Vetëndërhyrja e autores është process që shpesh emërtohet si krijim, por është më e saktë nëse e quajmë riaranzhim artistic i imazhit bazë.Hoçia në të vërtetë edhe e sugjeron të dytën pasi që ciklit kryesor të punëve ia vëtitullin Demiurgu. Ideja antike e demiurgut si e perëndisë që e farkon botën nga një kaos zanafillor, dallon shumë nga ideja krishtere të prejardhjes së botës nga asgjëja fal fuqisë omnipotente të një Krijuesi par ekselancë: Zoti krijoi botën nga hiçi!
Pra, kemi dallimin thelbësor mes krijimit, nga njëra anë, dhe farkimit ose prodhimit nga ana tjetër.
Në procedimin ndërhyrës të BlertaHoçias vërtet është veprues një si demiurg artistik (në Antikë, te Platoni dhe Aristoteli, demiurgu edhe përshkruhet në analogji me artistin). Idetë dhe shija e saj udhëheqin riaranzhimet e imazheve që i ka shkrepur vetë, duke i shfrytëzuar ato si një demiurge, pra, duke i trajtuar si lëndë të pare në farkimin e veprës. Imazhet finale të saja edhe duken si kompozicione ku disa trajta sapo të formësuara si kur dalin në dritë nga një mjegullnajë ose kaos zanafillor.
Por këtoimazhe mund të interpretohen edhe si vepër e njëdemiurgeje të trishtimit sepse në to pluskimi i bukurive subtile në kompozicionet abstrakte, ose detajet që spikaten pëlqyeshëm nga loja e dritë hijeve, mund të lexohen në dy drejtime: në atë optimist të grishjes së shpresës se natyra, rendi, bukuria dhe arti mund të ngadhënjejnë mbi kaosin, por edhe në atë pesimist(përçka unë kam prirje të them se është ndjesi më e saktë), se ato janë behare dh elule jetë shkurtër atë farkimeve për së koti, por heroike, pa u dorëzuar asnjëherë, në përpjekje te mbijetimit përkundër kërcënimeve të përhershme nga entropia e përgjithshme dhe e pamëshuirë.
Mendoj se vlera e veprës së Blerta Hoçias konsiston në ndjesinë e stërholluar, ndonjëherë edhe mistike, me të cilën zbulohen tensioned shpresë dhënëse, si dhe ato shpërthyese, në raportet më elementare brenda imazhit; tensione këto që janë si ato nukleare, ku i kemi
themelet gati paimagjinueshëm të vogla, por që kanë fuqi enorme për të mirën dhe të keqen e botës duke i dhënë asaj energji dhe jetë, por edhe t’ishkatërrojë ato pandreqshëm.
ShkëlzenMaliqi