Andi NALLBANI | APNEA

APNEA

1 – 15 dhjetor 2015

Artisti, Andi Nallbani, vjen me ekspozitën APNEA, me një cikël punimesh të përzgjedhura nga krijimtaria e tij e 15 viteve të fundit, të cilat i lidh një qëndrim i veçantë i tij përballë pyetjeve ekzistenciale dhe ambientit ku jeton përditshmërinë e tij. Fëmijëria, si dimension dhe raportet njerëzore, të para nëpërmjet meditimit dhe ironisë, përcillen nëpërmjet figuracioneve piktorike, herë të grupuara në trajtë ‘ditari’ e herë të izuluara, për të theksuar në maksimum domethënien e tyre gati ‘ikonografike’. APNEA, mungesa e frymëmarrjes, është gjendja shpirtërore dhe fizike, e cila përjetohet nga artisti si në momentin e admirimit të një të vërtete universale që mund të të lër pa frymë, ashtu edhe në vrojtimin e një realiteti social e kulturor ku frymëmarrja e vërtetë shpirtërore bëhet gati e pamundur.

 

Lini një Përgjigje