Peizazhe pa horizont
10 – 20 nëntor, 2015
Peizazhi është një gjini e pikturës të cilin e përceptojmë shpejt dhe në përmjet tij shtegtojmë nëpër vende perms syve të artistit. Pikërisht ky I fundit është udhëtari, ne jemi vetëm soditës që I bashkëngjisim atij eksperincën tonë.
Peizazhet nuk janë vetëm për tu soditur ato mund të tregojnë edhe histori për vende të cilat vështirë se do të kishim zgjedhur ti vizitonim.
Cikli I pikturave të Shpëtim Kërçovës është një rrugëtim kënd-ngushtë në hapësirë por I shtrirë në kohë aq sa hijet e objekteve e subjekteve na udhëheqin nëpër stinë të ndryshme. Zgjedhja për t’u marrë me peizazhin nuk e çon autorin (si tradicionalisht do të kuptohej) në kërkim të tij sepse ai ka zgjedhur të hulumtojë për më shumë se 2 vite një mikrohapësirë urbane të gjelbëruar shumë pranë përditshmërisë së tij.
Pikturat e Kërçovës na përcjellin ndjenjën e klaustrofobise që karakterizon hapësirat tona publike. Ne bashkjetojmë me sajesa peizazhesh urbane të ndërtuara nga njerëzit për të qënë”skenografi të gjelbra ”mes ndërtesave dhe shohim sa shpejt bimësia në to harliset duke krijuar një jetë të sajën. Duke u marrë fillimisht me gjelbërimin si një“skenografi” fikse e cila kohë pas kohe mbushet me njerëz, objekte dhe ngjarje, autori rreket të riprodhojë informacinin përtej dritares duke “ngjeshur”në telajo detaje në kohë dhe nën dritë të ndryshme.
Hapësira e dhënë nuk e humb as njëherë dimensionin e saj në këto piktura. Edhe kur nuk shquhen, detajet e saj reflektohen diku në një kënd të kompozimit. Drita na tregon për karakterin e saj, të ngushtë, të izoluar ndërsa subjektet për potencialin e saj për të prodhuar kaose për tu bërë groteske.
Koha e gjatë me tëcilën autori është marrë me këtë cikël I ka dhënë atij një zhvillim përmbajtësor. Kërçova zgjedh së fundmi ti shtojë kësaj hapësire të dhënë imazhe të reflektimeve të veta duke nisur me të një bashkëbisedim të ri.
Dinamika grafike e kompozimeve dhe intensiteti I ngjyrave I mbajnë lidhur të gjitha pikturat në formate të ndryshme të ciklit. Ato referojnë me besnikëri peizazhin të cilit autori I qaset nga kënd pamje të ndryshme si tek “Midis bimësisë” ose “Fëmijët mundohen t’ia mbathin”. Fitojnë një lloj baraz-peshe mes objkteve dhe subjekteve si tek, “Peizazh me njerëz të pa mbaruar” dhe ”Dicka shkoi keq”. Zbrazen nga detajet për të treguar një histori si tek “Cifti”, dhe u bëjnë vend subjekteve “të huaja ” si tek “Pa titull”, e cila më shumë se peizazhi përtej dritar s është një peizazh abstract I mendjes së autorit.
Mbi këtë mikrohapësirë urbane shumë pranë përditshmërisë së tij Kërçova ka hedhur shumë shtresa që njëkohësisht e mbulojnë dhe e zbulojnë atë. Përtej ndjenjës së dendësisë që mbështjell këto piktura, në “Peizazhe pa horizont” autori pikturon kohën.
Alketa Kurrizo, 2015