Çmimi ARDHJE 2014

ARDHJE 2014

6 Tetor 2014

Artistët: BLERTA HOÇIA, ENDRI DANI, KLODIAN DEDA, PLEURAD XHAFA

Juria e Çmimit ARDHJE 2014 ishte e përbërë nga Yane Calovski, artist nga Shkupi, Lumi Tan, kuratore nga Kuzhina, New York, dhe Vincent Van Gerven Vei, filozof nga Tirana.

Fituesi i Çmimit ARDHJE 2014 u zgjodh Pleurad Xhafa, për praktikën e tij konceptuale në mënyrë hetimore dhe të angazhuar në mënyre kritike si edhe pozitën e tij si një artist i pakorruptuar, i cili u jep hua zërin e tij njerëzve të nën-përfaqësuar të shoqërisë. Përmes punës së tij, ai merr pjesë në trashëgimitë e qasjeve konceptuale dhe të dokumentarit në art, duke e bërë atë të rëndësishëm në kontekstin e hulumtimeve dhe praktikës bashkëkohore të artit.

ARDHJE 2014 është mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe organizuar nga T.I.C.A

Artistet Finalistë

Blerta HOCIA (1984) është diplomuar nga Akademia e Arteve te Firences/Itali në vitin 2008. Ajo është për herë të parë finaliste e ARDHJE. Praktika artistike e Hocia-s fokusohet në fotografinë si fusha ku artistja eksperimenton me mediumin dhe destinacionin e tij, nga stampa deri tek publikimi. Në ARDHJE 2014 artistja prezantohet me dy projekte fotografike . Në “The demiurge” stampat bardhë e zi të përmasave të ndryshme dalin nga “dhoma e errët” veshur me një tis poetik që artistja e konsideron edhe përmbajtjen e veprës. Fotografitë e zhvilluara nga vetë ajo, janë eksperimente me mediumin, dhe në të vërtetën e tyre, si njolla abstrake të lindura nga reaksione kimike mbajnë të ngjeshura bashkë driten, hijen dhe kohën.“The Demiurge” është për tu marrë me vete, e për tu “ lexuar” si eksperience që kërkon privatësi dhe kohë,ndaj artistja propozon gjithashtu për publikun një libërth të vogël, replikë e imazheve në mur. “I have so many eyes , beautiful eyes”/Unë kam shumë sy, sy të bukur, bën një rrugëtim të pa kushtëzuar nëpër vende të panjohura.Sy të fotografuar dhe prerë qëllimsht nga autorja vendosen në hapësirë për tu rifotografuar si artifakte për një kujtese të re – si e quan Hocia. Origjinale ose të stisura, pak rëndësi ka kjo për artisten, ajo e kosideron këtë ndërhyrje të mjaftueshme,për aq kohë këto artifakte ” të shohin gjithmonë në sy”

Endri DANI (1987)është i diplomuar në Akademinë e arteve në Tiranë.Praktika e tij përfshin mediume të ndryshme dhe është e lidhur ngushtë me vendin ai ku jeton me historinë, subjektet dhe objektet e tij. “Anoubium Punktatum” është propozimi i tij për ARDHJE 2014.Në të njëjtën udhë me kërkimin e tij të mëherëshëm “Palipmcest” Dani vazhdon të kërkoj midis shtresave për “subjekte” komplekse në një ambjet edhe më kompleks. Në sallën e madhe të Teatrit Kombëtar në Tiranë artisti angazhon një skuadër të tërë bashkëpuntorësh për të dokumentuar zhurmën që prodhon organikisht mola e drurit në uleset e drunjta, ndërkohë që ovacionet e publikut për shfaqen mbulojnë atë me tone të larta. Nevoja e artistit për të ndërmarrë këtë “sfidë”- sic e quan ai ,vjen nga kureshtja për të eksploruar një marrdhënie që e ka intriguar gjithmonë, atë midis habitateve kuturore (tearti në këtë rast) dhe natyrës. Projekti tjetër i Endri Danit nuk është i panjohur për publikun. 182.cm është projekti fotografik që artisti e ka ekspozuar edhe më parë në Onufri 2014. Cikli i fotografieve është një “dokumentar” i cili fokusohet në marrëdhenien e njeriut me arkitekturën.Ky projekt e çon artistin në 6 qytete të Shqipërisë në Shkodër, Pogradec, Korçë, Lezhë dhe Tiranë në kërkim të blloqeve të banimit të ndërtuara në periudhën e komunizmit.Të larta sa vetë artisti 182 cm hyrjet e pallateve dokumentojnë standarin e një sistemi politik që duket se nuk ka qëne kurrë ne gjendje të kuptojë “lartësinë” e vërtetë të njerzve të cilet ka udhëhequr për 50 vite.

Klodian DEDA (1984) i diplomuar nga Akademia e arteve Brera në Milano/Italy jeton dhe punon midis Milanos dhe Tiranës. Në përgjithësi Deda i ka instaluar projektet e tij në ambjete të hapura duke hulumtuar mbi shenjat që njerzit kanë lënë, dhe/ose mund të lënë në këto vende/ hapësira. Për herë të dytë finalist në ARDHJE, artisti prezantohet këtë vit me një projekt që angazhon publikun në realizimin e tij. Projekti merr shtysë nga ngjarjet e fundit mes Rusisë dhe Ukarinës ku ne pyetje ishin territoret ,kufijtë dhe pushteti. My Ukraine /Ukraina Ime është një “provokim“ i artistit i cili kërkon publikut të angazhohet (ndoshta) politikisht. Në një misanskenë të thjeshtë krijuar me elemente bazike ofruar nga artisti,(printe të flamurit të Ukrainës dhe gërshërë) publiku pretendohet të marrë pozitën e të plotëfuqishmit dhe të ri-vizatojnë kufijtë e një shteti /kombi. Hartat e hamandësuara arkivohen po aty, në murin e ekspozitës duke na treguar panoramën që mund të ofroj një moment i pa kushtëzuar pushteti të plotë, në njerëz të ndryshëm me njohje, qëllime e botëkuptime të ndryshme.

Pleurad XHAFA(1984) është diplomuar nga Akademia e arteve në Bolonja/Itali dhe jeton e e punon në Tiranë. Praktika e tij njeh shumë bashkëpunime dhe një pjesë e mirë e projekteve të tij janë punë në skuadër me artistë të tjerë.Xhafa ka një vëmëndje të shtuar ndaj fenomeneve social –politike dhe në bazament të projekteve të tij qëndrojnë subjekte dhe tema politike e sociale.Për hërë të parë finalist në ARDHJE Xhafa , prezanton dy projekte të ndryshme nga dinamika dhe metodologjia por që në qëndër të tyre kanë njerëzit dhe gjëndjen e tyre sociale. “Njoftimi “është një projekt i realizuar nga artisti në vitin 2012, viti kur Shqipëria celebroi 100 vjetorin e krijimit të shtetit dhe kur klima e festimeve ndihej kudo. Pikërisht në këtë klimë, disa ditë përpara se festimet zyrtare të fillonin bujshëm, artisti publikon një njoftim në gazetë ku kërkonte 79 burra të papunë për tu përfshirë në një “skenar” me rastin e festimeve të 100-vjetorit. 429 burra ju përgjigjen asokohe njoftimit të artistit, të gatshëm të përfshiheshin në një “skenar” që mori tjetër drejtim. Artisti u mjaftua këtu me ndërhyrjen e tij konceptuale dhe propozon në ekspozitë si dokument të kësaj ndëryrjeje faqen originale të gazetës ku shfaqet njotimi më datë 25.11.2012 Trickle down- Crime scene është një seri fotografish që artisti propozon për herë të parë për publikun. Fotot dokumentojnë të pastrehë që shfrytëzojnë “pa komplekse” rrugën, trotuaret, parqet dhe cepat e ndërtesave për të fjetur. Artisti ndërhyn qetësisht në këto situata me qëllim për të kthyer vëmëndjen në origjinën e gjëndjes së këtyre njerzve. Si ai vet nënvijzon: Duke i vendosur secilës situatë nga një numër, ato kthehen në “skena krimi” ku një gjyqtar është i detyruar të dënoje teorinë ekonomike.

Çmimi ARDHJE 2014 organizohet nga T.I.C.A dhe bëhet i mundur me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës