O, vendi im ..
MEHMET BEHLULI
22 Maj
Kurator: Shkëlzen Maliqi, Sokol Beqiri
Mund të duket i çuditshëm fakti se Mehmet Behluli, një prej protagonistëve më aktivë të skenës së artit bashkëkohor në Kosovë, paraqet një ekspozitë personale pas 13 vitesh. Që prej vitit 1997, kur ai pati dy ekspozita të njëpasnjëshme, “Fabula Ballkanike” në Hanin e Dy Robertëve dhe në Galerinë Dodon, Behluli nuk ka patur një ekspozitë vetiake. Megjithatë, ai ka vazhduar të jetë shumë aktiv si profesor dhe promotor i artit konceptual, duke filluar ose duke u përfshirë në pothuajse çdo projekt dhe ngjarje që ka shënuar një periudhë suksesi të madh të artit kosovar në skenën ndërkombëtare.
Cikli i ri i Mehmet Behlulit, “O, vendi im …” paraqet një vazhdimësi të vëzhgimeve të tij ironike dhe të vizionit të tij të mprehtë të realitetit.