Ritem i pa ndalshem
Prej kohesh kam dashur te ndalem ne vleresimin e piktures se Ali Osekut.
Kam kenaqesine ta bej nje gje te tille duke hyre pak a shume ne rolin e kuratorit, duke shpresuar se kam vene theksin aty ku duhet, qofte permes seleksionimit por edhe nepermjet arsyetimit nisur nga historia, por edhe nga zhvillimet qe ka pesuar arti i tij. Kjo eshte nje ekspozite per tu ndalur, si per sa i takon vlerave ashtu edhe per shkak se Ali Oseku eshte nje nga shembujt qe perbejne nje moment esencial ne gjykimin e fenomenit te artit bashkohor ne Shqiperi, ku perpjekjet per nje art te ri, u evidentuan sidomos ne fillimin e gjysmes se dyte te shekullit te kaluar. Ali Oseku legjenda e viteve te diktatures, artisti qe nuk binte dakord me metoden krijuese te realizmit socialist.
Krijimtaria e tij ishte ne rruge e siper drejt formimit, permes nje autodidaktizmi, qe e coi ne krijimin e institucionit te tij personal estetik teper kompleks, qe do te ndikonte ne krijimin e figures se artistit antikonformist, qe reflektonte rebelim.
Ne periudhen e pare po e quaj, krijimtaria e tij nuk mund te kufizohet thjeshte me ate c’ka ai pikturon. Shfaqja e tij ne publik ishte nje performance e vertete, ishe demostrim permes konfiguracionit te krijuar enkas, qe nga menyra e ecjes dhe e veshjes, dhe e plot detajeve te tjera. Ky ishte nje qendrim relacional ne kuptimin estetik te fjales qe e pasuronte shprehine e tij artistike duke bere prezent ne ate kohe nje forme tjeter artistike sic ishte performansi. Duke pare se referencat ne pikture i buronin fillimisht nga impresionizmi dhe pastaj me rralle, sic thoshte dhe vete ne performansat e tij, “une rri me Van Gogun, Pikason, Daline”, akti i demostrimit ishte nje rezultat i intuicionit te fuqishem nga nje artisti qe kerkonte hapesiren e nevojeshme dhe formen e duhur per tu shprehur. Ne fund te fundit rezultati krijues eshte nje ceshtje edhe karakteri, edhe ndershmerie, pa tjeter besimi dhe sakrifice dhe te gjitha keto kane ushqyer force dhe ritem te pa ndalshem ne krijimtarine e tij.
Koloriti intensiv i piktures, ekspresiviteti i vizatimit e deri dekoret ne teatrin e operas shoqerojne idene e pare, ai duhet te ishte shembulli i artistit dhe njeriut modern, me tere qenien e tij. Ne te vertete ai ishte pak me shume.
Piktura e tij sot eshte nje vazhdimesi e teresise se elementeve te cilat karakterizonin atehere modernizmin e tij
Por cfare eshte tjeter piktura e tij sot? Cfare tregojne keto tabllo qe kemi para nesh ne kete ekspozite?
Eshte perplasja e deres se burgut qe u mbyll pas shpines, kur ai gjend i vetem ne rruge te madhe, pa ditur se ku do te shkoje dhe cfare do te beje.Ketu besoj se rifillon pjesa e dyte e tregimit te tij. Ai moment duhet te kete qene teper i ngarkuar me nje tension te larte emocional dhe psikologjik, moment refleksioni, dhe pergjegjesie, ne te njejten kohe shprese dhe dashurie, e prej ketej duhej nisur. Por para tij kishte mbuluar nje mjergull shume e dendur dhe veshtire te dallonte se cfare kishte perpara.
Ne tabllote e Ali Osekut nuk shquhen figurazione. Ne afrohemi para punes se tij dhe na duket se eshte pikturuar nje mal, pastaj perftojme imazhin te themi e nje krateri, ne nje tjeter tabllo shikojme dicka qe ndricon dhe mendojme se duhet te jete nje diell. Ne nje tjeter tabllo nje vorbull ajri qe leviz fuqishem, e gjitha a thua se jemi ne fillimet e botes. A nuk mjafton kjo per te thene shume mbi ate qe kishte vuajtur? A nuk eshte kjo e verteta e artit te tij, pas ndricimeve te impresionizmit dhe peisazheve me ngjyra frymezuar nga endrra? Une e besoj kete gje sepse ai nuk genjen. Ai thote te verteten, ashtu sic e kishte thene gjithmone per hater te se ciles vuajti ndeshkimin e eger.
Tani ai di te shikoje mbi realitetin qe e rrethon dhe ndofta ne te njejten menyre si dikur brenda qelise, bluan dhimbjen dhe reflekton si duhet mbi formen ngjyren dhe idete qe i vijne ne koke.
Keshtu e lexoj une kete pikture, ky artist qe nuk genjen, kete here nuk ka ardhur per te na zbavitur por per te na kujtuar.
Edi Hila
Tirane 27.06.2008