Pasi shuhen dritat
Në Qendrën për Art Bashkëkohor ZETA, më 21 nëntor, ora 19:00 me:
Mikaela Minga
Elona Pira
Vladimir Doda
Gresa Hasa
Elsa Demo
Në vitin e fundit ka një shpërthim ngjarjesh kulturore për të cilat flitet kryesisht në kontekstin e promocionit. Pasi shuhen dritat dhe publiku është kthyer në shtëpi, do duhej të hynte në skenë reflektimi dhe mendimi kritik.
Një artikull kritik kërkon kohë dhe angazhim të përditshëm, hapësira alternative përtej atyre mediatike, po kërkon sidomos edhe një klimë shpirtërore e shoqërore ku autori të jetë në gjendje të vlerësojë dhe gjykojë gjakftohtë në një mjedis ku të gjithë i njohin të gjithë dhe ku të shkruarit për kulturën dhe artet shihet si një akt sa i privilegjuar aq edhe i panevojshëm.
Me mbështetjen e Fondit Kulturor Zviceran, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), zbatuar nga Qendra për Biznes, Teknologji dhe Lidership (CBTL).