Qendra ZETA, ka kënaqësinë të ftojë eksplorues kulturor, studiues, regjizorë, shkrimtarë, kuratorë, muzikantë, dizajner etj., të dërgojnë aplikimet e tyre për të marr pjesë në diskutimin/workshopin online:
POP në Austri dhe Shqipëri.
POP në Austri dhe Shqipëri, do të organizohet nga Qendra ZETA në muajin dhjetor, nën udhëheqjen e Karl Wratschko (artist dhe kurator, bazuar në Vienë) moderuar nga Endri Dani (artist, bazuar në Tiranë). Ky projekt nis nga ekspozita arkivore “POP 1900-2000”, e mbajtur në Muzeun Historik të qytetit të Graz-it, në vitin 2019. Kjo ekspozitë provoi të ishte një “goditje” konceptuale mbi terminologjinë e mirënjohur dhe diskursin “POP”. Çfarë pësoi kultura lokale nga rrymat me gravitete zgjerues si: Disko, New Wave, Punk, Hip-Hop, Heavy Metal, Indie Rock, muzika elektronike, Techno, industria e reklamave, industria e modës, etj. Kapitulli i dytë i këtij diskutimi/workshopi pretendon të artikulojë influencat e kësaj kulture të masës nga Shqipëria post-komuniste deri në ditët tona.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë një tekst (max – 300 karaktere) duke argumentuar kontributin që mund të japë rreth kësaj teme në adresën: zetagaleri@gmail.com
Afati: 30 Nëntor.
Aplikantët e përzgjedhur do të njoftohen menjëherë me e-mail.
Ky projekt mbështetet nga Ambasada Austriake Tiranë.