Rezistenca
Programi i Rezidencës Rajonale në Tiranë, që ZETA – Qendër për Artin Bashkëkohor, do të organizojë në periudhën nga 9 Mars – 8 Prill 2020, do të mbledhë së bashku 7 artistë nga katër vende të rajonit: Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Maqedonia e Veriut.
Programi është mbështetur nga Fondi Zviceran i Kulturës në Shqipëri (SCFA) një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe do të përqëndrohet në mbështetjen e kërkimit artistik dhe shkëmbimit rajonal për artistët, të cilët janë përzgjedhur në bashkëpunim me organizatat partnere: Stacion, Qendër për Artin Bashkëkohor, Prishtinë, “Ilija and Mangelos Foundation”, Serbia; Faculty of things that can’t be learned (FR~U), Maqedonia e Veriut.
Artistët që do të marrin pjesë në residencë janë:
Lori Lako, Fatlum Doçi, nga Shqipëria; Edona Kryeziu, nga Kosova; Nina Galiç dhe Darko Vukiç, nga Serbia; Nikola Slavevski dhe Natasha Nedelkova, nga Maqedonia e Veriut.
Gjatë programit do të ketë prezantime dhe biseda me artistët/lektorët e ftuar: Lindita Komani, Edmond Budina, Ergin Zaloshnja, Pleurad Xhafa, Gentian Shkurti, Stefano Romano, Kolektivi HAVEIT, Leonard Qylafi, Luçian Bedeni.
Programi i bisedave sipas ditëve do të jetë:
Lindita Komani dhe Edmond Budina (Teatri Kombëtar, Salla Goethe, datë 9 mars 2020, ora 18:00)
Ergin Zaloshnja (datë 11 mars, 2020, ora 18:00, Qendra ZETA)
Pleurad Xhafa (datë 13 mars, 2020, ora 12:30, Qendra ZETA)
Gentian Shkurti (datë 16 mars, 2020, ora 18:00, Qendra ZETA)
Stefano Romano (datë 18 mars, 2020, ora 18:00, Qendra ZETA)
Luçjan Bedeni (datë 19 mars, 2020, ora 12:30, Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, Shkodër).
Kolektivi Haveit (datë 21 mars, 2020, ora 18:00, Qendra ZETA)
Leonard Qylafi (datë 23 mars, 2020, ora 12:30, Qendra ZETA)
Në fund të programit do të hapet ekspozita me punët që artistët do të realizojnë në rezidencë. Punët e tyre, ekspozita dhe rezultatet e arritura gjatë programit do të publikohen në një katalog, i cili do të lançohet në maj 2020.
Ekspozita do të hapet në datë 7 prill, 2020.