Workshopi | Podcasting, Shkrimi në Art dhe Kulturë

An Paenhuysen dhe Arsalan Mohammad, shkrimtarë që jetojnë në Berlin- kuratorë dhe profesorë të artit, vijnë në Tiranë për të prezantuar workshopin:

Podcasting, Shkrimi në Art dhe Kulturë

Në këtë workshop me dy seanca, i jepet mendimit kritik në art, hapësirë për të eksperimentuar dhe për t’u zgjeruar.

Ky workshop synon të mprehë aftësitë dhe njohuritë tuaja të të menduarit kritik. Si e fiton besimin tek zëri yt? Si përqëndrohesh në mendimin tend? Si e shpreh mendim e përftuar për një vepër arti? Për t’iu përgjigjur këtyre dhe pyetjeve të tjera, shkrimi do të përdoret si një mjet për të menduar idetë dhe përgjigjet përmes tyre.

Duke përdorur strategji, formate dhe stile specifike, seminari do t’ju hapë mendjen drejt perspektivave dhe qasjeve të reja për të studiuar, analizuar dhe kuptuar artin. Do të mësojmë rreth komunikimit të koncepteve të ndërlikuara në një mënyrë që audienca të mund të kuptojë, duke krijuar lidhje me lexuesin dhe duke vendosur besimin dhe angazhimin gjithëpërfshirës, që është thelbësor në zhvillimin e zërit tonë kritik. Mbi të gjitha, do të frymëzoheni nga bukuria dhe krijimtaria e gjuhës dhe nga mundësitë dhe potenciali i saj për t’u lidhur dhe për të ndikuar tek të tjerët.

Një pjesë e gjerë e workshopit i kushtohet podcasting, mediumi që ka lulëzuar vitet e fundit. Në punëtoritë tona në podcast, ne do të shikojmë se si podcasti mund të funksionojë në kontekst të kritikës së artit. Ne do të trajtojmë potencialin e mediave, kritikën ndaj podcast-ve ekzistuese me temë arti dhe do të debatojmë sesi podcasting – si një individ ose si pjesë e një grupi – mund të krijojë një kanal të intuitës dhe ideve frymëzuese. Në këtë workshop, ne do të punojmë së bashku për të krijuar një podcast tonin, i cili do të shpalosë të gjithë proçesin e konceptimit dhe prodhimit, si dhe do të mbulojë përzierjen, redaktimin dhe shpërndarjen. Deri në fund të workshopit, të pranishmit do të pajisen për të filluar prodhimet personale për kanalet e tyre të mediave sociale.

Seancat tona stërvitore do të ndezin imagjinatën tuaj dhe do t’ju frymëzojnë të zhvilloni dhe shprehni idetë tuaja, për lexuesit dhe dëgjuesit vendas dhe global. Ne synojmë të nxisim një komunitet të mendimtarëve kritikë të artit dhe të stimulojmë proçesin e ndarjes (sharing), që është thelbësore në zhvillimin e një zëri kritik.

Ky workshop është profesional dhe aspirues për shkrimtarë, mendimtarë, komunikues dhe prodhues profesionistë. Pjesëmarrësit pritet të marrin pjesë në të dy seancat.

*Dërgoni një tekst të shkurtër (1000 karaktere) që tregon interesin tuaj për të marrë pjesë në Podcasting, Shkrim në Art dhe Kulturë në adresën: zetagaleri@gmail.com

Afati I fundit i pranimit te aplikimit është data: 31 mars 2020

Individët e përzgjedhur do të njoftohen me email brenda datës 30 prill 2020.

Faza e parë e workshopit do të zhvillohet në datat: 5-7 qershor 2020.

Faza e dytë do të zhvillohet në datat 16-18 tetor 2020.

Ky workshop është mbështetur nga Goethe – Zentrum Tiranë,