REZIDENCA ARTI TË LËVIZSHME | Fqinjë të heshtur

REZIDENCA ARTI TË LËVIZSHME

Gusht, 2013

REZIDENCA ARTI TË LËVIZSHME është një projekt afatgjatë drejt avancimit të ndërveprimit midis artistëve të Ballkanit Perëndimor dhe komuniteteve rurale. Ai është nisur nga organizata të pavarura arti nga Shqipëria, Mal i Zi, dhe Serbia. Duke u përqendruar në komunitetet lokale, ky projekt bën të mundur bashkëpunimin mes artistëve nga vende të cilët rallëherë punojnë me njëri-tjetrin.

Duke filluar prej vitit 2010, REZIDENCA ARTI TË LËVIZSHME ka bërë të mundur që 60 artistë nga 11 vende të ndryshme të punojnë së bashku në komunitetet lokale. Mesatarisht 15 artistë në vit, për katër vjet, kishin mundësinë të udhëtonin, punonin, dhe të hapnin ekpozita larg vendeve të tyre. Ata bashkëvepruan me artistë të tjerë nga rajoni, kapërcyen barrierat kulturore dhe gjuhësore, si edhe morën pjesë në shkëmbimin e njohurive dhe të informacionit.

Ky është një projekt i krijuar nga ZMUC, Beograd, Qendra Zeta, Tirana dhe Zadruga, Mali i Zi, mbështetur nga Fondacioni Kulturor Europian.

REZIDENCA ARTI TË LËVIZSHME – “Fqinjë të heshtur” Babe, Serbi

22 Gusht 2013

Kuratore: Valentina Koça, Zeta, Tirana, Albania.

Artistët: RENE RUSJAN, SLLOVENI, BOSHTJAN POTOKAR, SLLOVENI, EROS DIBRA, SHQIPËERI, VLADIMIR FRELIH, KROACI, VUKASHIN SHOC, SERBI, JOVAN BABIC FOSKE, SERBI, KOSTA KOCI, SHQIPËERI/GREQI, MARKO MAMUZIC, FRANCË/SERBI, GORAN ORGE NIKOLIC, SERBI, IVAN TOPALOVIC, SERBI.

“Fqinjë të heshtur” ka të bëjë me temën e njerëzve të pastrehë, viktimat më të mëdha të tranzicionit. Artistët shqyrtuan pozitën e këtyre individëve, si dhe të vetes – në mënyrë metaforike, simbolike apo materiale. Nëntë artistë nga Sllovenia, Kroacia, Shqipëria dhe Serbia hulumtuan mundësitë e artit multimedial.