Screening | Art Girls

Art Girls
Regjia: Robert Bramkamp
120 min, me ngjyra, 2013
Gjuha: Gjermanisht me titra anglisht

Ditën e premte, 13 dhjetor 2019
Ora 18:00
Vendi: Zeta Galeri
Hyrja: falas

Ky projeksion është në vazhdim të bashkëpunimit me Goethe – Zentrum Tiranë, ku një artist bashkëkohor shqipëtar është ftuar për të përzgjedhur një film nga arkiva e filmit, e Goethe – Institut dhe të prezantojë zgjedhjen e tij për publikun e ZETA’s. Artistja e ftuar, që ka përzgjedhur filmin, është Alketa Ramaj.

Rreth Filmit

Tre artiste në Berlin, të cilët, deri më tani, nuk kanë qenë të suksesëshme, bashkëpunojnë në një ekspozitë në grup. Projekti u financua nga një kompani bioteknike, pasi dy shkencëtarë shpresojnë të jenë dëshmitarë të një efekti në art, gjë që ata nuk e kishin arritur në eksperimentet e tyre deri më tani. Teknologjia e tyre e “bio-sinkronizimit”, sipas parimit të kompjuterëve në rrjet, duhet të kombinojë  njerëz të ndryshëm në një qenie te vetme, që mbart aftësi jashtëzakonisht të mëdha. Me ART GIRLS, Robert Bramkamp ka arritur të krijojë një përzierje impulsive të satirës së artit, kritikës shkencore dhe motiveve nga zhanri i katastrofës dhe tmerrit.

Biografi:

Robert Bramkamp ka indur në Münster në vitin 1961. Ai studioi per Gjuhë dhe Letërsi Gjermane dhe Film në qytetin e tij të lindjes. Në 1983-88: U diploma për arte në Akademinë e Arteve të Bukura Münster (klasa e studimeve të filmit). Në 1988, kreu master klasë me profesorin Lutz Mommartz. Që nga mesi i viteve tetëdhjetë, Bramkamp ka bërë vepra eksperimentale që ndodhen diku midis filmit dokumentar, ese dhe filmit artistik. Në Prill 2008, ai u bë profesor i Kinemasë Dixhitale, në Universitetin e Arteve të Bukura, në Hamburg.