ZETA në SUPERMARKET – Panairi i Artit, Stokholm, Suedi
17-19 Shkurt, 2012
Artistët: LEONARD QYLAFI, ENKELEJD ZONJA, ALBANA SHOSHI, KOSTA KOCI, SHPËTIM KËRÇOVA, SILVA AGOSTINI, PLEURAT XHAFA, SOKOL PEÇI.
SUPERMARKET është një panair ndërkombëtar i artit i krijuar dhe menaxhuar nga artistët. Galeritë e drejtuara nga artistët dhe iniciativat e ngjashme të artistëve, shfaqin tendencat më të fundit në art. Fokusi është po aq në takimin midis audiencës, artit dhe artistëve nga e gjithë bota, sa edhe në vetë ekspozitën. Qëllimi i SUPERMARKET është që të sigurojë një hapësirë për iniciativat e artistëve nga e gjithë bota dhe të krijojë mundësi për rrjete të reja në skenat e artit suedez dhe ndërkombëtar. Ai është një panair arti i cili përpiqet t’i ofrojë vizitorit një përvojë, pa u përqendruar tek shitjet e veprave.
Pjesëmarrja u mbështet nga SI -Instituti Suedez.