Pa titull (Pema e Familjes)
Video instalation me 45- kanale , sound, 60 min. 2010.
Video instalacioni, me 45 kanale, është ndërtimi i pemës gjenealogjike nga ana e nënës së artistes. Janë 45 video, një për secilin pjesëtar të familjes, për t’i bërë vend çdo pjesëtari të 4 gjeneratave, përfshirë këtu edhe njerëzit që nuk jetojnë më dhe fëmijët. Midis pjesëtarëve që flasin janë edhe ata të cilët refuzuan të intervistoheshin, monitored e të cilëve janë me zhurmë të bardhë. Tek monitoret e njerëzve që nuk jetojnë më dhe fëmijëve, shfaqet një foto e tyre ndërsa dy monitoret e fikur, përfaqësojnë ata që kanë vdekur para se të linin një imazh të tyre. Në kohën që një video luhet të tjerat paraqesin një imazh statik të personit, në mënyrë që narrative të rrjedhë pa ndërprerje. Intervistat kalojnë nga një personazh tek tjetri dhe ndërtojnë histori të veçanta rreth nje anëtari apo një eventi në historinë e familjes. Bashkësia e këtyre fragmenteve të vogla të historiesë pasqyron dhe ndryshimet politike, sociale dhe ekonomike në Shqipëri shekullin e fundit.