Leonard QYLAFI | IMAZHERI

IMAZHERI

Teknologjia e printimit me ngjyra gjeti përdorim  të gjërë në Shqipëri rreth viteve 70. Duke qënë një teknologji e kushtueshme dhe më e elaboruar ,stampimi me ngjyra i imazheve ilustruesedo të aplikohej vetëm për botime të përgjedhura me tirazh të përcaktuar për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm. Megjithatë,cilësia e këtyre stampimeve me ngjyra që ilustronin parada,evente apo fjalimet e udhëheqësve komunistë linte për të dëshiruar,ngjyra që në shumë raste kapërcejnë, imazhe jo shumë të qarta dhe një skemë e pa balancuar kromatike. Këto karakteristika dominojnë në shumicën e fotografive që dokumentojnë evente të rëndësishme për kohën në Republikën Popullore Socialiste nën regjimin e Enver Hoxhës. Ngjyra dominuese në shumë prej këtyre imazheve është e kuqja: flamuj të kuq , kostume të kuqe, shami të kuqe.

Leonard Qylafi përdor këto imazhe të njohura si material për një seri pikturash të cilat  referojnë imazhet fotografike të origjinës por më shumë venë në pah linjat e shkrira mes subjekteve të tyre duke i kthyer kështu në ornamente abstrakte masive.Ato fokusohen vetëm në një pjesë të imazhit origjinal sikur të shkëpusnin copëza nga vetë manifstimet e dikurshme që në vetevte janë “kompozime koreografike trupash njerëzor”.Niveli i abstragimit lëviz nga konturet e buta tek siluetat e venitura të individëve që shkrihen mes rreshtave me njëri- tjetrin. Edhe pse pikturat e Qylafit ruajnë fragmente nga kompozimi origjinal transferimi i tyre nga stampimet në pikturë është një proces sintetik që synon aspektet piktorike të subjektit. Si kapsua kohe të hapura pas disa dekadash faqet e publikimeve shpërfaqin estetikën e propogandës  të kohës.Ato rizbulohen dhe rishkruhen në mënyrë simultane nëpërmjet procesit të pikturimit.

Vanessa Johan Muller

Curator at Kunsthalle Wien

Leonard Qylafi (1980)  është diplomuar në atelierin e pikturës pranë Akademisë se Arteve në Tiranë në vitin 2003. Ai lëvron mediume të ndryshme si , video, pikturë, fotografi etj. Puna e tij është ekspozuar  ndërkombëtarisht në hapsira dhe institucione të rëndësishme si: 55-th October Salon ,Beograd/Serbi,Kunstlerhaus Bethainen, Berlin/Gjermani, Kunst Raum Riehen. Basel/Zvicër MODEM Museum for Modern and Contemporary Arts  Drecen/Hungari , ISCP- New York /SHBA ,ArtPoint Gallery Kulturkontakt  dhe Vienna Art Fair Vienë/Austri, Kunsthalle , Karlsruhe /Gjermani. dhe është përfshirë  në aktivitete  si: Tirana International Contemporary Art Biennial,  XIII Biennal of young artists from Europe and Mediterranean, “Onufri 03”etj. Leonard Qylafi ka qënë pjesë e programeve të rezidencave për artistë pranë; NIFCA (Nordic institute of contemporary art Helsinki/Finland, ISCP New York /SHBA, Kulturkontakt Vienë/Austri,  dhe TICA(Tirana institute for contemporary art).Ai është fitues i çmimit  për artistët e rinj“ARDHJE” në vitin 2008.Leonard Qylafi jeton dhe punon në Tiranë.

Lini një Përgjigje